25.5.14





Në kategorinë e regjisorit më të mirë, çmimin e fitoi Alfonso Cuaron për filmin Gravity. Ky film fitoi edhe në kategorinë e kinematografisë më të mirë.



















Cate Blanchet u nderuar me Çmimin Oskar si Aktorja më e Mirë e vitit për interpretimin në filmin Blue Jasmine.




















Matthew McConaghay, për herë të parë i emëruar për Çmimin Oskar fitoi statujën e lakmuar në kategorinë e aktorit më të mirë për interpretimin e personazhit kryesor në filmin Dallas Buyers Club.























Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar evenimenti i shumëpritur jo vetëm nga publiku por dhe nga emrat më të njohur me fame botërore të cilët , kanë qenë të nominuar për të qenë fituesit e cmimeve të ndryshme. Edhe përse në numër kanë qenë të shumtë, ata që janë nderuar me trofe ishin vetëm disa prej tyre.

Cmimin “fotografia më e mirë” e ka fituar filmi i suksesshëm : “12 years a slave”
“Regjizori më i mirë” ishte Alfonso Cuaron . i cili ka realizuar filmin “Gravity”
“Filmi më i mirë aksion me metrazh të shkurtër”  -  “Helium”
“Frozen” është shpallur “Filmi më i mirë i Animuar”
Filmi “Gravity” mund të themi se ai është nderuar me trofe të ndryshëm. Ai është shpallur : “Filmi me efektet më të mira vizuale”, “Filmi me skenar më të mirë”, ka fituar cmimin “Kinematografia më e mirë”, dhe “Muzika më e mirë”.
Aktori Matthew McConaughey ka arritur qe të fitojë cmimin “Aktori më i mirë në rol kryesor.” Ai është nderuar në këtë cmim pas pjesëmarrjes në filmin “Dallas Buyers Club”.
Ndërsa si “Aktorja më e mirë” përsëri në rol kryesor ka triunfuar Cate Blanchett, e cila është protagonist në filmin “Blue Jasmine.”
Jared Leto, është shpallur “Aktori më i mirë Jo protagonist” i cili njësoj si Matthew McConaughey ka luajtur në “Dallas Buyers Club”, një film ky i cili ka fituar dhe cmimin “Tualeti dhe stilimi i flokëve më i mirë.”
Cmimin “Aktorja më e mirë Jo protagoniste” e ka fituar Lupita Nyong’o.
Dokumentari më i mirë është shpallur “20 feet from Stardom”
Ndërsa trofeun “Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër” e ka fituar Mr. Hublot
Ata janë vendosur në Hotel “Swiss Diamond”, ndërkaq nesër (sot) pritet të zhvillojnë një stërvitje për t’u adaptuar me klimën dhe ambientin.


Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë duket se as për së afërmi nuk do t’i plotësojë nevojat me kapacitetin e tij prej pak më shumë se 17 mijë ulëseve, krahasuar me interesimin e madh që është duke mbretëruar për ndeshjen e parë historike të përfaqësueses së Kosovës kundër Haitit. 




Ndeshja e nesërme ka nxituar tifozët në cdo cep të Kosovës që të gjurmojnë për gjetjen eventuale të një bilete, ndonëse ato janë shituar qysh ditën e parë, madje brenda disa orëve. Mësohet se në tregun e zi ato arrijnë shuma të larta për standardin tonë, deri në 70 euro.



Selektori  Albert Bunjaku, sot ka mbajtur stërvitjen e dytë  me të ftuarit e përfaqësueses dhe është shprehur optimist para ndeshjes. Numri prej 24 futbollistëve, kryesisht nga vendet skandinave, dominojnë listën e tij.  Cdo gjë është gati sa i përket stadiumit, ndërkohë që futbollistët e grumbulluar, pavarsisht një agjende strikte, kanë gjetur kohë të mjaftueshme edhe për aktivitete dhe shoqërim me të afërmit dhe miqtë. Nga lista që është bërë publike, tanimë dihet se vetëm Mushica nga “Raiffeissen superliga” është pjesë e saj.
Të përkujtojmë se në vigjilie të takimit historic, Kosovë - Haiti, kohë më pare, Qeveria e Republikës Kosovës ka ndarë 75 mijë euro, enkas për përgatitjet për këtë ndeshje.

Fitbollistët e Kombëtares së Kosovës të ftuar nga përzgjedhësi, Albert Bunjaku:
Portierët: 
Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Julian Bibelaj.

Mbrojtës: 
Avni Pepa, Lorent Sadiku, Lum Rexhepi, Shkodran Metaj, Zymer Bytyçi.

Mesfushorë: 
Ardian Gashi, Anel Rashkaj, Fanol Prededaj, Enis Alushi, Liridon Krasniqi, Kristian Nushi, Enis Bunjaku, Faton Toaki, Shpëtim Hasani, Flamur Kastrati.

Sulmues: 
Albert Bunjaku, Ilir Azemi, Alban Bunjaku, Bersant Celina.
Një gol  fantastik me gërshërë në minutën e pestë të sfidës dhe një paraqitje mbresëlënëse e futbillistit Kosovar, Lorik Cana, jo vetëm që i ka siguruar tri pikë të vlefshme Lazios në luftë për të siguruar një vend që do ta dërgonte në UEFA League, por duket që ka joshur edhe trajjnerin e Manchester UTD-së, David Moyes  që të shfaqë hapur qëllimin që ta ketë në skuadër.

Pas largimit nga skuadra të Nemanja Vidic, duket që Cana do të ishte një zgjidhje perfekte për t’u komponuar me skuadrën e Moyesit. Duke pas parasysh se Cana herë – herë shquhet me afinitetet e tij për të shënuar, si dhe lojën tejet agresive e të vendosur në repartin defansiv, pikërisht një lojtar me kualitete të tij duket që u mungon “Djajve të kuq” të cilët e kanë vënë “nën vëzhgim” për ta nagazhuar sezonin e ardhshëm.

Së paku kështu është publikuar në faqen “Sportdirectnews”, ku emri i Canës është njëri nga lojtarët e listës së ardhshme të Moyesit. Nëse Lorik Cana do t’i bashkohej gjigantit anglez, padyshim se tifozëria shqiptare në mbarë kontinentin e vjetër, vëmendjen e tyre do të fokusonte pikërisht  në Manchester, edhe atë  për shumë arsye, por mbi të gjitha për shkak se do të luanin së bashku dy Kosovarët e preferuar, (Cana dhe Januzaj), tek skuadra me tifozërinë më të numërt në botë, mbi 700 milionë në të gjitha kontinentet.

Pavarsisht se deri në përfundim të këtij sezoni kur pritet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, do të mbushë 32 vite, përvoja e tij nëpër skuadra të mëdha ka ndikuar që afinitetet e tij prej lideri t’i lakmojnë edhe gjigantët e futbollit sic është Manchester UTD.
Madje Cana është mjaft i njohur në futbollin anglez. Ai gjatë sezonit 2009 – 2010 ka bartur barrën kryesore tek skuadra e Sunderlandit prej nga ishte transferuar në Turqi.
Xh. V.
pak a shumë hapnë udhrat për përparimin e gjuhës shqipe. Me të katër anët, një zjarr I bukur zien në zemër të djalërisë, dhe, plot me dëshirë, trimëroshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes.

Mjerish, në përpiqen me gjuithë shpirt, më të shumtit përpiqen pa rregull, punojnë pa udhë dhe pa fitim për gjuhën. S’është mjaft të marrë pendën njeriu dhe të nxinjë kartën, duhet të mësojmë, të shkruajmë me mjeshtri se s’arrin të hedhësh gurë më gurë për të ngritur një shtëpi, është nevojë t’I vësh gurët radhë më radhë që të lidhen dhe të qëndrojnë shëndosh e bukur.
Kam, pra, detyrë t’u jap të rinjëve shqiptarë, mëmgjuhëliërimtarë ca këshilla mbi artin (a mjeshtrinë e të shkruarit)
I.(C’do të thotë)
Kur qëlloni të shkruani gjësendi, qoftë një biblh (libër) e madhe a një artikull pesë-gjashtërradhësh, e para nevojë është të dini mirë c’do të dëfteni. Se shumë herë këndojmë të shkruara, të cilat s’kanë as mendim, as qëllim dhe si mbarohen, një pyetje na vjen në buzë: “Mirë, po c’dolli nga kjo?” “Para që të zini të shkruani, pra, thuani vetes suaj: “Dale të mendohem mirë c’dua për të shkruar…”

II. (Stili)
Si të vendosni shëndoshë në mend, c’keni për të thënë, kërkoni mënyrën qysh do ta thoni. Duhet në krye ca fjalë, hyrje të shkurtëra dhe për të pëlqyer, që të kup[tojnë atë hop këndonjësit “ku fle lepuri” si thonë toskët, dhe që të ëmbëltohet e t’I ketë ënda të këndonjë më poshtë. Se pot ë jetë hyrja sy një gërmadhë, shpejt-shpejt këndonjëtori kthen fletët.

III. (Organizimi)
Pas hyrjes, zini të shfaqni mendimin tuaj, nuk përnjëherë, po dalngadal, thela-thela, që të gëllltitet më lehtë, që të kuptohet më thellë. Togjtë fjalësh (a frazat) të mos jenë kurrë të vecantë, të jenë të lidhur njëri me tjetrin; një togfjalësh duhet të pjellë një tjatër më poshtë që të hipë këndonjëtori sin ë një shkallë dhe kur t’I afrohet majës të jetë gati për të kuptuar praponë (konklurimi).
Se po të hidhej pa vijë një copë mendim atje, do të bëhet corbë, ku këndonjëtori s’ka për të kuptuar tjatër gjë, përvecse shkronjëtori nuk di t’I japë kuptim.

IV. (Fundi)
Prapoja, duhet, me një mënyrë të ngjëshur e të fortë, të përsëritnjë në fare pak fjalë gjithë mendimet e mësipërme edhe të nxjerrë një fund, I cili është qëllimi I shkronjës.

V. Mbani Mend edhe ca tjera të nevojshme.
 Kur e thatë një gjë njëherë të jetë mbaruar, mos ma përsërisni tutje me tjera fjalë që na i kanë mbjellë magjitë e të huajve; të merret vesh lehtë, prandaj hiqni dorë nga togjtë letrash të gjata, të cilët duhet mjeshtri e madhe për t’i përdorur. Mësoni dhe mirë rregullat e gjuhës shqipe: mos thoni për tregim: “fshati që u linda”, kjo mënyrë përdorje e fjalës që është turqisht dhe mjaft për të qeshur, në shqip duhet thënë: “Fshati ku u linda”, a “Fshati në të cilin u linda”. (E mira e të mirave është të lëshohet mënjanë fjala ‘që’, përdorja e së cilës për shumë shqiptarë është mjaft e rëndë).
Fund, kur shkruani një gjë, këndonjeni dhe ndreqeni shumë herë që të bjerë në vesh cdo tok letrash si një sipë muzike.

Tani natën e mirë se m’u cepnë sytë). Përgatiti. Xh.Veseli./InfoGlobi.

E ardhmja e Mario Balotellit nuk do të jetë me fanelën e Milanit. Për këtë është e bindur “Daily Mail” që flet për një intersim të fortë të dy skuadrave të mëdha, asaj të Kampionatit Francez, Monaco dhe skuadrës nga Londra, Arsenal.
Sipas kësaj gazete prestigjioze angleze, “Topçinjtë” janë në ‘pole-position’ për sulmuesin e Milanit dhe kombëtares italiane.

Arsene Wenger mësohet se do t’i bashkojë Olivier Giroud, një sulmues të përmasave botërore, ndërsa Milan pranon të shesë Super-Marion për një shifër që variron nga 25 deri në 30 milionë euro.Xh.V.
Nëse vlen thënia ‘cmimi përcakton cilësinë e mallit’, atëherë opinion shqiptarë gjithandej ka të drejtë të krenohet, në mos për të arriturat në botën e shkencës, teknologjisë, kulturës apo ekonomisë, pa harruar edhe klasën politike, së paku me sportistët e shumtë në sasi dhe kualitativ në cilësi, posaqërisht me yjet e shumtë të futbollit, për krenari.
Argumentet më të mira janë ofertat, gjegjësisht kërkesat nga shumta që shkojnë në adresë të skuadrës napolitane për mesfushorin shqiptar, Valon Behrami. Napoli mësohet se i ka vënë çmimin mesfushorit shqiptar. Ky i fundit po kërkohet me ngulm nga disa skuadra me reputacion në ligën italiane dhe atë angleze. 
Behrami mund të largohet nga Napoli, por për të realizuar qëllimin ata që dëshirojnë ta transferojnë, u duhet të mos rrudhin dorën, por të hapin portofolin dhe të paguajnë aspak më pak se 20 milion euro në konton e napolitanëve. Kaq kërkojnë drejtuesit e skuadrës së Napolit për mesfushorin defanziv, për të cilin ngulmojnë ta kenë në radhët e tyre skuadra si: Inter Milano e Tottenham.
Nëse ish trajneri i Napolit, Mazzari mbetet të drejtoj bankinën e Interit, cështja e transferimit të Behramit duket se do të jetë formale, por drejtuesit zi-kaltër bëjnë ofertë që një pjesë e çmimit të ulet, ose të kompensohet me shkëmbim lojtarësh, kurse pjesa tjetër me para ‘kesh’, kuptohet, përmes transaksioneve. Pikërisht për t’u realizuar ky synim, ata tani kanë ofruar si kompensim mesfushorin argjentinas, Esteban Cambiasso.Xh.V.
Një anketë e ‘Match.com’ ka treguar, sipas mendimeve të disa mijëra përdorueseve (femra)të kësaj faqe për njoftimesh se si duhet të duket profili i një mashkulli të ashtuquajtur “të përkryer”, anipse përsosja nuk ekziston, ose duhet kërkuar në mesin e dhjetra të përzgjedhurve duke ua marrë cilësitë dhe tiparet më të vecanta që kanë!
Gratë më në fund janë deklaruar – mashkulli i përkryer duhet të ketë sens humori si ‘një britanez’, të jetë romantik si ‘një françez’ dhe të vishet si ‘një italian’, (të gjitha këto tipare të ngjizura në një shqiptar emocional, konstatim yni, nën trysnin e sensit sarkazmit.

Nga të pyeturat është kërkuar që çdo dëshirë karakteristike që do të cekin ta ilustrojnë edhe me tiparin që është karakteristik për disa nacionalitete në Europë.
Kështu që kemi mësuar se mashkulli i përkryer duhet të jetë argëtues si p.sh. një britanez, romantik si një françez, kurse i zjarrtë si një spanjol.
Me ‘para’ duhet të jetë i shkathët si një gjerman, kurse i shëndetshëm si një suedez.
Dhe më në fund, pamja. Duhet, kanë thënë zonjat, të vishet si një italian.
Disa hulumtime të mëhershme kanë treguar se gratë, logjikisht nuk presin të njejtën gjë nga mashkulli si ato që kanë 20, 30 apo të tjerat që kanë më shumë vite.
Kështu ato të moshës 18 deri 24 vjeqare dëshirojnë që të argëtohen mirë dhe për këtë më shumë u intereson që mashkulli të jetë i natyrës shpirtërore (mendjempreht) dhe “gjithnjë i gatshëm për aksion”. Të kenë shije të njejtë për muzikën, të lexojnë të njejtat libra, të pëlqejnë filmat e njejtë.
Ato të moshës nga 25 deri 34 vjeqare, përparësi u japin meshkujve ambicioz dhe që punojnë me zell në karrierën e tyre, kurse për gratë mes 35 dhe 44 vjeqare është me rëndësi që mashkulli të jetë më i moshuar se ato, madje së paku për pesë vite.
Kur mbushin 45 vite kërkojnë meshkuj më të ri, kurse zonjat me moshë mbi 55 vite duan zotëri “seksualisht kompatibël”.
“Është plotësisht e natyrshme se, ashtu siç ndrron mosha ndrron edhe “shija ynë seksuale”, thot psikologia, dr. Sesilija Felice.
“Përderisa janë të reja, gratë kërkojnë ‘material të mirë gjenetik’, por ashtu siç kalon koha, këto ‘atribute sipërfaqsore’ janë më pak të vlefshme. Kështu gratë e reja duan të bëhen të rëndësishme, të shetisin me meshkuj që iu pëlqejnë edhe shoqeve të tyre. Ato mbi 25 vjeqare fillojnë të shohin më larg në horizont, por edhe më tutje mund “të thyhen” në bukuri dhe sharm”, thotë psikologia.
Ajo ka spjeguar edhe faktin se pse gratë e moshës 35 deri 44 vjeqare dashurojnë meshkuj më të moshuar – sepse këto janë vite kur duam sigurinë që e sjellë përvoja, konstaton ajo. Gjithashtu, meshkujt më të moshuar mund të jenë edhe materialisht më stabil, të realizueshëm në punët e tyre, ashtuqë u ka mbetur vetëm të kënaqet p.sh. me partneren e tij.
Nëse mashkullin e tillë nuk e kanë gjetur deri në moshën 45 vjeqare, gratë, six ka treguar hulumtimi, do të fillojnë të mendojnë për meshkuj më të ri.

“Në këtë moshë gratë janë me plot vetëbesim, më agresive, të gatshme të eksperimentojnë dhe pranojnë rrezikun permanent. Nuk turpërohen të kërkojnë kënaqësi. Kur i kalojnë të 54-tat i eksiton inteligjenca, humori dhe vlerat e përbashkëta, por edhe seksi i mirë”, përfundon dr. Sesilija Felice./Kult-Info.
Leksionet shkollore apo akademike na kanë mësuar se planeti ynë (Toka) është njëri nga nëntë planetet e sistemit diellor, apo Galaktikës sonë, të cilën grekët e vjetër e quanin Galaktos (Rruga e qumshtit etj.) Por ne poashtu kemi mësuar se  Galaktika jonë përbëhet nga shumëllojshëri trupash qiellorë, ku pos 9 planeteve janë edhe 47 komete, njëra nga to, e shumëpërfolura, Kometa e Haleyt, e cila ‘na viziton’ cdo 76 vite. Përpos planeteve dhe kometeve, sistemi ynë diellor përbëhet edhe nga rreth 2 mijë asteroide dhe miliarda meteorë e meteoride. Ndaj jo rrallë na rastis të shohim sesi ato përplasen me sipërfaqen e tokës.
Çdo ditë, më tepër se 40 tonë meteoroidë godasin atmosferën tonë. Shumë prej tyre janë pjesë të vogla nga pluhuri i kometave, të cilat përplasen pa krijuar dëme në atmosferën e Tokës, duke krijuar shi meteorësh në qiellin e natës. Pjesë më të mëdha copash të asteroideve dhe kometave krijojnë dhjetëra topa zjarri rreth planetit.
Këto harta reale, tregojë vizualizimet e tyre nga NASA. Vizualizimet krijohen duke përdorur një program të Agjensisë, të quajtur Asgard, që gjurmon rreth 4000-5000 meteoroide në ditë. Harta blu ndjek pozicionin e tyre në qiell duke përdorur Radarin Kanadez të Orbitës së Meteorëve (CMOR). Kryesorët rrethohen dhe listohen nga emri i tyre sipas Unionit Astronomik Ndërkombëtar.
Harta tjetër tregon shpejtësinë e meteoroidit. Zona e kuqe tregon një shpejtësi prej 12 km/s, e gjelbra, 42 km/s dhe bluja, 66 km/s. Në cep të hartës tregohet data dhe ora e të dhënave, që pretendohet të jetë ora e përafërt, sipas NASA-s.
Të dhënat merren duke përdorur një rrjet me 12 kamera, 6 prej të cilave ndodhen në veri të Alabamës, në veri të Xhorxhas, në jug të Teneses dhe në jug të Karolinës së Veriut. Çdo pamje mund të kapet nga më tepër se një kamerë. Kjo i lejon NASA-s të llogarisë gjatësinë e lëmshit të zjarrtë dhe shpejtësinë e tij.

Si quhen shkëmbenjtë e hapësirës?

Asteroidi është një copë e madhe shkëmbi, e krijuar nga përplasjet ose i mbetur nga sistemi i hershëm diellor. Shumica e asteroidëve lokalizohen midis Marsit dhe Jupiterit në Rripin Kryesor.
Kometa është një shkëmb i mbuluar me akull, metan dhe përbërës të tjerë. Orbitat e tyre i çojnë shumë larg nga sistemi diellor.

Meteori është ai që e quajmë “shkëndijë drite” në atmosferë, kur digjen pjesët. Këto pjesë në vetvete njihen si meteoroide. Shumica e tyre janë të vegjël, saqë kthehen në avull në atmosferë. Nëse ndonjëri prej tyre arrin në Tokë, quhet meteorit. Meteorët, meteoroidët dhe meteoritët, zakonisht e kanë origjinën nga asteroidet dhe kometat./Kult-info.