21.4.14





Më 23 prill shënohet përvjetori i 450-të i lindjes së dramaturgut të famshëm. Një kompani teatrale e zonës së Uashingtonit kohët e fundit shënoi ditëlindjen e Shekspirit me një ri-interpretim të versionit origjinal pa fjalë të Hamletit nga seritë e tyre “Shekspiri i Heshtur.”

Çifti Paata dhe Irina Tsikurishvili nisën karrierën e tyre si kompani e pavarur me versionin e pafjalë të Hamletit, për të cilin fituan disa çmime lokale. Versioni i pafjalë i dramës klasike është e para shfaqje e tyre që kur themeluan kompaninë, rreth 12 vjet më parë. Çifti interpreton si Hamleti dhe Ofelia në dramatizimin e parë. Zoti Paata Tsikurishvili thotë se ashtu filluan seritë e vlerësuara nga kritikët “Shekspiri i Heshtur.”

“Hamleti hapi dyert për ne në një komunitet teatri dhe na solli shumë çmime e vlerësime. Ai ishte fillimi i Teatrit ‘Synetic’ që përhapi fjalën rreth një kompanie teatrore e cila interpretonte Shekspirin pa fjalë – një gjë e pazakontë dhe në të njëjtën kohë e kuptueshme.”

                                         


Kompania përdor muzikë, kërcim dhe gjeste për të treguar historinë.
Kësaj radhe, Irina doli në skenë si Gertruda, mamaja e Hamletit. Ajo thotë se gjuha shekspiriane është universale – dhe lë hapësirë për shumë krijimtari.

“E kemi interpretuar Shekspirin në mënyra të ndryshme, si Shekspiri i viteve 1920 në Natën e Dymbëdhjetë; Shekspirin në rërë me Mbretin Lir, dhe Furtunën në ujë.”

Për aktorin veteran të teatrit
 ‘Synetic’, portretizimi i Hamletit ishte një eksperiencë sfiduese – dhe një përgjegjësi e madhe.
“Fakti që Paata më besoi mua rolin, një rol që e ka pasur vetë, është sikur po më pason stafetënnë një garë vrapimi  dhe më ka besuar mua për të.”

Roli i Ofelisë ishte një ëndërr e fëmijërisë për 20 vjeçaren Irina Kavsadze, e cila vjen nga një dinasti aktorësh të famshëm.

“Për herë të parë unë e kam interpretuar Shekspirin në variantin pa fjalë. Para se të filloja ta lexoja vetë ose në shkollë, pashë Hamletin herën e parë kur isha nëntë vjeç, kur nuk kisha lexuar më parë ndonjë vepër të tij.”

Deri tani, kompania teatrale
 ‘Synetic’ ka fituar 24 çmime Helen Hayes – çmime prestigjoze të zonës së Uashingtonit – dhe 92 kandidime për to. Zoti Victor Shargai, i cili kryeson dhënien e çmimeve, ka qenë dëshmitar i suksesit të grupit që nga fillimi.

“Ajo që ata kanë bërë për teatrin në Uashington është me të vërtetë shumë, shumë e rëndësishme. Për teatrin kombëtar, për të gjithë vendin.”

Dhe në janar të këtij viti, Paata dhe Irina Tsikurishvili u nderuan si “Uashingtonasit e Vitit” nga revista Ëashingtonian për kontributin e tyre në komunitetin lokal të teatrit.




Që jemi popull i cuditshëm, kjo s’ka dilemë… . Krejt puntë i bën dikush kurse meritokracinë ia atribuojmë tjetër kuj, dhe jo  vetëm njër është i tillëi, por pothuajse të gjithë masovisht. Një gjë e tillë nuk ka të bëj vetëm me futbollin, por pothuajse në cdo sferë apo segment, apo fushë, apo verpimtari, apo si të duash quaje, të jetë.


Rasti më i freskët është lajmi që ditëve të fundit ka bërë bujë te futbolldashëëist kosovarë. Në fakt djaloshi 15 vjeqar nga skuadra e kryeqytetit, Edon Zhegroa, u fol e përfol se ka impresionuar të gjithë ata që kanë pas fatin me pa performancën e tij, përfshi këtu edhe drejtuesit e skuadrave më të mëdha botërore si Barcelona, Arsenal etj, të cilat, sic u tha, e kanë krahasuar me vet numrin “Uno” të futbollit botërorë, Lionel Messi.
Merret vesh se nuk është “KF Prishtina” e as Remzi Ejupi ai që i dërgoi në Belgjikë futbollistët  Emir Sahiti e Edon Zhegroa të klubit kryeqytetas. Fjalën kryesore e kishte dikush tjetër. Ai ishte humoristi i njohur, Vedat Bajrami, i cili ka kryer të gjitha punët që pos Emirit (15-vjeç) dhe Edonit (15-vjeç), në prova te Standardi të zbarkonte edhe Suad Sahiti (19-vjeç).
Lajmin kanë bërë të ditur burime të sigurta, por të njëjtën gjë e ka vërtetuar edhe e ëma e futbollistëve Sahiti.
“Vedat Bajrami qëndron prapa provimit të këtyre futbollistëve në Belgjikë. Ai i ka kryer të gjitha shpenzimet e tyre. Vedati nuk ka dashur që kjo të bëhet e madhe dhe t’i dalë emri nëpër media”, thuhet në një burim të gazetës sportive ‘Sportplus’.
Të dy vëllezërit Sahiti kanë kaluar provat dhe iu kanë pëlqyer shumë ekspertëve të futbollit belg dhe me këtë i bie që Vedat Bajrami e ka filluar mirë punën e menaxherit. Këtë e konfirmon edhe nëna e vëllezërve Sahiti, Zarifja.
“Djemtë kanë shkëlqyer në Belgjikë. Kanë treguar formë të lartë dhe ekspertëve belgë u kanë pëlqyer. Djemtë e mi i kanë kaluar provat edhe në Itali dhe deri ditën e mërkurë nuk do të vendosim asgjë. Besoj që pas të mërkurës do të vendosim se ku do të vazhdojnë karrierën; në Itali apo Belgjikë”, ka thënë nëna e vëllezërve Sahiti, e cila është duke i pritur lejet e punës nga Italia. Ndërkohë artisti, Vedat Bajrami, I njohur më shumë si humorist, madje nuk kqa dashur të flaës as për karrierën e tij si portier në të kaluarën, por nuk ka pohuar e as mohuar ‘infiltrimin’ e tij në këtë ngjarje.Xh.V.
Nuk është thënë më kot se problem permanent i ekzistencës në tokë do të jetë pikërisht lufta në hapësirë! Lufta nuk bëhet më me pushkë apo shpata. Lufta ka marrë një dimension krejtësisht tjetër në kohët moderne. Synimet  grabitqare te ditëve tona janë aq të theksuara sa që tanimë janë harruar zaptimet e tokave, apo ato që në terminologjinë politike njiheshin si pretendime territoriale e që kanë qenë gjithmonë në traditën e luftës. Tani synimet janë të ‘zaptohet’ hapësira ajrore. Shih për këtë dy kompanitë ndër më të fuqishme teknnolgjike të ditëve tona, facebook dhe google kanë hy në një garë (luftë) me njëri-tjetrin, për shkak të qiellit.



Kështu kompania “Google” kërkon që të dominojë hapësirën ajrore, hapësirë të cilën Facebook e shfrytëzon prej shumë kohësh.

Mësohet se Google kërkon të negociojë me skuadrën e Mark Zuckeberg-ut, madje duke i ofruar edhe shuma të mëdha kësaj të fundit me qëllim të gjëtjes së një zgjidhjeje për t’I ikur acarimit të mëtejmë të situatës, por Facebook-u duket se nuk dëshiron këto negociata lidhur me këto cështje.  
Në fakt bëhet fjalë për zaptimin e hapësirës ajrore të kontrolluar nga kompania “Titan Aerospace”, e cila bën që shtrirja e përdorimit të valëve të këtyre kompanive të zgjerohet dhe të marrë përmasa gjigante, por deri më tani asnjë marrëveshje nuk është arritur. 

Facebook-u deklaroi muajin e kaluar se kishte blerë të drejtën e përdorimit të një pjese të hapësirës nga NASA dhe nga firma e njohur si “Ascenta”, duke u fuqizuar kështu akoma më shumë. Vetëm pas rreth një muaji, Goggle kërkon që të negociojë me Facebook-un që të përdorë edhe ajo hapësirën që përdor skuadra e Zuckeberg-ut, por kjo e fundit duket e pamundur aktualisht.  

“Titan Aerospace” edhe “Ascenta”, janë kompani të specializuara në dërgimin dhe përhapjen e valëve në hapësirë, shërbim i cili zgjat për shumë vjet. Facebook dhe Google kanë shprehur interesin për të nënshkruar një marrëveshje me këto dy kompani, pasi duan që ta zgjerojnë fuqinë e tyre.

Sa më shumë shtrirje të valëve të internetit, aq më shumë klientë ka, dhe aq më shumë të ardhura fitohen. Pra çdo gjë bëhet për qëllime fitimi, sic është bërë gjthmon, madje në cdo luftë, ndaj edhe dy kompanitë tashmë janë me njëra-tjetrën në “luftë”.Xh.V.
Të rrethuar nga mrekulli teknologjike, që nga bankomatet që flasin te satelitët e telekomunikacionit, njerëzit janë shumë të etur për t’u përditësuar me mjetet shkencore, por jo dhe aq me shkencën
 Në një studim të vitit 2009 në SHBA, u zbulua se vetëm 53 për qind e të rriturve të anketuar e dinin se planetit Tokë i duhej një vit për t’u rrotulluar rreth Diellit dhe vetëm 59 për qind e tyre ishin të qartë se njerëzit e hershëm dhe dinozaurët nuk kanë ekzistuar në të njëjtën kohë. Një nga pesë njerëz ishin në gjendje t’u përgjigjeshin saktë tri pyetjeve elementare për shkencën. Ja se cilat janë përgjigjet e pyetjeve më të thjeshta shkencore.



Përse qielli është i kaltër?
 Kërkuesit europianë kanë zbuluar se drita nga pjesa blu e spektrit ndikonte pozitivisht tek emocionet e njeriut. Qielli është i kaltër falë një efekti të quajtur shpërhapje. Drita e Diellit duhet të kalojë përmes atmosferës së Tokës, që është e mbushur me gaze dhe grimca, të cilat e shpërndajnë atë kudo. Drita është e përbërë nga ngjyra të ndryshme, që kanë gjatësi vale të variueshme. Drita blu ka relativisht gjatësi vale të shkurtër dhe për këtë shkak shpërhapet më shumë teksa kalon në atmosferë. Kjo është arsyeja përse qielli është blu, kur Dielli është i ngritur në pikë kulmore. Në lindjen dhe perëndimin e Diellit, rrezeve të tij u duhet të udhëtojnë në distanca më të largëta për të arritur pozicionin tuaj. Kjo është edhe arsyeja përse perëndimet dhe lindjet e Diellit kanë ngjyra të kuqe, të verdhë ose portokalli.

Sa e vjetër është Toka?
 Mosha e Tokës është një debat i hapur për shkencëtarët që prej një kohe shumë të gjatë. Në vitin 1654, një studiues i quajtur John Lightfoot, llogariti që sipas Biblës, Toka ishte krijuar në orën nëntë të mëngjesit sipas orës së Mesopotamisë, në datën 26 tetor të vitit 4004 përpara erës sonë. Megjithatë, zbulimi i radioaktivitetit bëri që shkencëtarët ta kenë më të lehtë të matin moshën e gurëve apo meteorëve. Prej kësaj u përcaktua se Toka është afërsisht 4.54 miliardë vjeçe.



Do të ndalojë ndonjëherë ndriçimi i Diellit?
 Dielli do të ndalojë ndriçimin kur hidrogjeni që ka në sipërfaqen e tij, që digjet si karburant për të krijuar dritën e Diellit, do të mbarojë. Ky do të jetë fillimi i ‘vdekjes’ së Diellit, në të cilën korja e tij do të tkurret dhe shtresat e tij të jashtme do të fillojnë të shpërthejnë, duke e kthyer Diellin në një gjigant të kuq. Në një shpërthim final, Dielli do të ngrohë tej mase sistemin diellor me një valë ngrohtësie që do të shkrijë përkohësisht gjithçka. Me shumë gjasa planetët që ka afër, përfshirë edhe Tokën, do të thithen prej gjigantit duke u kthyer në hi. Dielli mendohet se është në gjysmën e jetëgjatësisë së tij dhe se pas një miliard vitesh nga tani, do të jetë 10 për qind më i ndritshëm.

Nga shkaktohet një ylber?
 Te Zanafilla, Zoti vuri në qiell një ylber pas Përmbysjes së Madhe dhe i tha Noas se ishte shenjë e një marrëveshjeje mes tij dhe Tokës. Grekët shkuan më larg, duke e perceptuar ylberin si një Zot të quajtur Iris. Ylberi shkaktohet prej bulëzave të ujit që mbeten pezull në atmosferë pas një stuhie shiu. Bulëzat janë të një dendësie tjetër nga ajri rrethues, ndaj kur drita e Diellit i prek, ato sillen si një prizëm i vogël dhe reflektojnë valët e dritës te ne. Që të jemi në gjendje të shohim ylberin, duhet t’i kemi kthyer shpinën Diellit.




Çfarë thotë teoria e relativitetit?
 Kur dikush i referohet teorisë së relativitetit, në fakt ai po flet për dy teori, relativitetin special dhe atë të përgjithshëm, që u hartuan nga fizikani Albert Ajnshtajn në fillim të viteve 1900. Për shkak se jo të gjithë ishin në gjendje ta kuptonin këtë teori, Ainshtajni mendoi një mënyrë të zgjuar për ta shpjeguar. Ai tha: “Kur një burrë qëndron pranë një vajze të bukur për një orë, i duket si një minutë. Por kur ai ulet mbi një sobë të ngrohtë për një minutë, i duket si një orë. Ky është relativiteti.” Përpara Ainshtajnit, njerëzit mendonin se koha dhe hapësira ishin të pandryshueshme. Por fizikani përdori llogaritjet matematikore për të shpjeguar se hapësira dhe koha mund të pësojnë ndryshime. Ai provoi se koha kalon ndryshe në varësi të fushës gravitacionale apo nëse lëviz shumë shpejt. Koha lëviz më ngadalë, për shkak të një fenomeni të quajtur “zgjerimi i kohës”. Pra, koha varet nga forca të fuqishme si graviteti apo nxitimi. Kështu, nëse një objekt lëviz shpejt apo nëse mbi të veprojnë forca graviteti të fuqishme, koha për atë objekt do të kalojë më ngadalë, krahasuar me një objekt tjetër që nuk është në të njëjtën situatë.