10.4.14

Është nje grup njerëzish profesionesh të ndryshme që marrin pjesë në realizimin e një prejekti filmi. Ai grup është baza e prodhimit të filmit. Për arsye të ndryshme ndër të cilat është edhe arsyeja ekonomike, ekipi formohet për prodhimin e një filmi të vetëm kurse për realizimin e llojeve të ndryshme formohen ekipe te ndryshme.

Strukturën më standarde e kanë ekipet realizuese të filmave artistik të metrazhit të gjatë sepse filmi artistik ngërthen në vete rreth pesëdhjetë profesione të ndryshme të specialuzuara, kurse numri i 
anëtarëve pjesëmarrës në realizimin e filmit varet kryesisht nga serioziteti i projektit.
Në qoftë se flasim për filmin me organizim të madh teknologjik, ekipi do të numrojë qindra anëtare profesionesh të ndryshme dhe mijëra bashkëpunëtorë - statistë. Përbërja e ekipit të filmit është shumë e ndryshme sepse në të bëjnë pjesë të gjitha nivelet profesionale e të shkolluara duke filluar nga punëtorët e pakualifikuar deri te specialistët e filmit. 
Shikuar për nga mosha, në ekipin e filmit shpesh gjejmë prej femijëve më të vegjël , deri te personat më të vjetër.
Ekipi gjithashtu mbledhë ekspertë nga disa disciplina teknike dhe artistë nga fusha e filmit, muzikës, letërsisë etj. 

Design: Lamir SHKURTI 

Detyrat e tij prodhuese ekipi i realizon në disa faza te prodhimit: 
1.Përgatitjet paraprake
2. Përgatitjet e përgjithshme 
3. Periudhën e xhirimeve 
4. Fazën e realizimit etj. 
Gjatë këtyre fazave ekipi formohet gradualisht, kurse përbërjen e plotë e arrin vetëm gjatë periudhës së xhirimeve. Gjatë kësaj periudhe ekipi në të njejtën kohë plotësohet dhe zbrazet sepse largohen ata që përfundojnë me pjesën e tyre të punës, ndërkohë që vijnë ata që duhet të vazhdojnë me punë. Edhe pse përfaqësojnë përbëjen komplete organizative-teknologjike, me detyra të caktuara konkrete dhe të 
veçanta të ekipit të përgjithshëm, Këto pjesë të ekipit quhen sektore.
Te filmi dokumentar nuk ka standarde rigoroze edhe pse filmat dokumentarë janë të ndryshëm për nga tematika. Ndërkohë ekipi që xhiron ngjarje nga lojrat olimpike përmbëhet nga një numër i konsiderueshëm prej me shumë se njëqind anëtarësh por më së shpeshti atë e përbëjnë regjisori, kameramani (xhiruesi), asistenti i kameramanit, organizatori, montazheri, ndriçuesi dhe ndonjë nga punëtorët ndihmës.


Ekipi për xhirimin e filmave të animuar ndryshon shumë nga ekipi i filmit artistik dhe dokumentar. Ai ngërthen në vete profesionistë që nuk i shohim tek pjesët tjera të kinematografisë (fotografi i prapaskenës, animuesi, vizatuesi kryesorë etj.).
 
Përgatiti: Xhemail VESELI
Qendra Kinematografike e Kosovës, ka hapë konkursin vjetor për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2014, i cili ka joshë një numër të konsiderueshëm krijuesish e filmbërësish që të mobilizohen për të kompletuar dokumentacionin e nevojshëm, sipas kritereve të QKK-së.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë nga përfundimi i konkursit, mësohet për një interesim të shtuar të kompanive të filmit, të cilat synojnë që me projektet e tyre të përfitojnë nga grantet e QKK-së.
Film i metrazhit të gjatë, film i metrazhit të shkurt, film dokuemntar dhe film i animuar janë kategoritë e filmave për tw cilat mund të konkurrojnë deri nesër në mesditë.
“Të gjitha kompanitë filmike që paraprakisht janë regjistruar në QKK-së, mund të konkurrojnë me skenare nga këto kategori”, thuhet në faqen zyrtare të QKK-së. e që rrjedhimisht i bie se 123 kompani, aq sa janë të regjistruara në këtë institucion, kanë mundësi të hyjnë në listën e pretendentëve, në konkursin e rregullt vjetorë të QKK-së.

Më pas do të emërohet apo zgjedhet juria vlerësuese, e cila ka për detyrë të lexojë të gjitha skenaret dhe të bëj publike emrat e fituesëve. Xh.V.
I formuar në vitin 1972 në Stokholm të Suedisë, i përbërë nga Agnatha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad, ABBA, akronim me inicialeve nga emrat e anëtarëve të grupit, ka dominuar skenën e muzikës popullore në Top Listat botërore nga viti 1975 deri në vitin 1982.
Ata gjithashtu njihen edhe si fituesit e parë të Suedisë në “Eurovision”, për të krijuar më pas një traditë mjaft të suksesshme të shtetit të ftohtë skandinav në këtë ngjarje të muzikës europiane.

Pas plotë 40 vitesh nga “Eurovision 1974”, dy nga anëtarët e grupit kanë marrë pjesë në një eveniment – “ndejë, mbrëmje’ në Londër që kishte për qëllim festimin e 40 vjetorit të performancës historike të grupit ABBA, performansë që e kishte bërë një nga bendet më të suksesshme të të gjitha kohërave në tregun botërorë, duke shitur madje më shumë se 380 milionë albume nëpër botë, që ishte një nga sukseset më të mëdha të fundviteve shtatëdhjeta dhe fillimviteve tetëdhjeta në tregun muzikor botërorë.Xh.V.



https://www.youtube.com/watch?v=0XxV8w9jR6Q

https://www.youtube.com/watch?v=pQ3Xay2iNng