17.3.14


Merrni një diktator të pamëshirshëm dhe një yll reality show, vendosni së bashku dhe do të keni reklamën më provokuese në botë. 

Faqja e Mail Online ka publikuar një foto të diktatorit të Koresë së Veriut dhe Kim Kardashian së bashku për një fushatë tronditëse. Për të bërë konceptin e një faqeje online thashethemesh edhe më bashkëkohore kanë bashkuar këto dy “ikona” të kohëve moderne. 

Aktorja Amanda Seyfried pozoi me të brendshme në tre sete fotografike për revistën “W Magazine”, të cilat do të publikohen në numrin e muajit prill
(BalkanWeb)
Lady Gaga ka publikuar në instagram një foto të saj,  nudo në vaskë. Këngëtarja 27- vjeçare kishte nevojë për një pastrim të përgjithshëm pas një shfaqjeje të neveritshme në Teksas. 

Gjatë kohës që këndonte këngën Swine, një vajzë i volli përsipër Gagës, duke e përlyer të tërën. Gaga nuk mund të qëndronte ashtu e pistë dhe pa më të voglin problem hyn nudo në vaskë të pastrohet, vaskë të cilën e ngjyros me jeshile!
‘Merr një sytjen dhe një mike me vete’, ky ishte slogani i takimit të "Pink Bra Spring", ku janë bashkuar shumë femra në Paris, në luftën më të rëndësishme të tyre, atë kundër kancerit të gjirit. 

Prej 5 vitesh aktiviteti mbledh gra të çdo profesioni, nga balerinat e "Burlesque", tek nëpunëset, intelektualet dhe shtëpiaket, në një koreografi me hedhjen e sytjenave të ajër. 

Eventi mediatik shërben për të sensibilizuar të gjitha femrat të kujdesen për trupin dhe për shëndetin e tyre. Për fat të keq tumori në gjoks është përhapur së tepërmi dhe është pikërisht mungesa e kontrolleve periodike që rrezikon shumë shpesh jetën e femrave. Në sheshin para "Kullës Eiffel", edhe këtë vit janë bërë bashkë femra e çdo moshe dhe kanë hedhur lart sytjenat, që kanë ngjyrosur me shpresë qiellin e kryeqytetit francez.
NGAMOIKOM ZEQO


Kapërcimi nga jeta e gjallë në Botën e të Vdekurve rikonceptualizon mitin marramendës të Orfeut. Orfeu pagan është më rebel dhe kërkues se Dantja: ngulmon ta nxjerrë nga hijet e Hadit të dashurën e tij të vdekur, të realizojë të pamundurën: Ringjalljen. Dantja më i butë, më i arsyeshëm do të shohë në Parajsë Beatriçen ashtu siç shihen sot në ekran imazhet e habitshme digjitale, një lloj tjetërsimi kipcor, një edicion i dytë i Amshimit. 




Dantja shkruan kryeveprën e tij, - të pakrahasueshme në botë, - si procesverbalin estetik dhe transcendental të një ëndrre të gjatë dhe të trefishtë. 

Ëndrrat janë të pabesueshme, ndërkaq ëndrra danteske ka një besueshmëri magjike dhe reale Komedia Hyjnore ka tri personazhe: Danten (në vetën e parë) Virgjilin dhe Beatriçen (të dy në vetën e tretë). 
Komentuesit entuziastë kanë vërejtur se Dantja është simbol i Njeriut, Virgjili simbol i Arsyes dhe Beatriçja simbol i Besimit. Por kjo optikë është thjeshtëzuese sepse është tejet koncentruese. 

Emrat e tjerë që përmenden janë një kostelacion shpirtrash. Dantja e ka ditur mirëfilli profecinë e Armagadonit biblik, mos praninë e tejzgjatur të Apokalipsit. Nuk nguron të futet në gjeografinë e hijeve dhe si rishtar në këtë udhëendje të frikshme e gjen udhërrëfyesin e pazëvendësueshëm: Virgjilin, që e priste në vdekje përplot 14 shekuj. 
Virgjili krijoi dikur sagën poetike perandorake romake, me një latinishte të shkëlqyer si e gdhendur në mermer të bardhë (ah, Davidi i Mikelanxhelos edhe dy shekuj pas Dantes!). Egloga IV e Virgjilit, ku parandihet lindja e një fëmije nga një virgjëreshë në Mesjetën katolike europiane u teologjizua si profeci e pashmangshme e një poeti jo të krishterë për Krishtin. Teologët bizantinë qenë më skeptikë me Virgjilin. 

Virgjili e udhëhoqi Danten kureshtar në mjedise muzeore të tmerrshme, në malin e përmbysur kokëposhtë të Ferrit (me shtatë rrathë) në brezaret ciklike të Purgatorit, por ndaloi dhe e la Danten krejt veten drejt qiejve rrethorë të Parajsës. Parajsa është tabu për paganin e lavdishëm, por kjo nuk i heq apo i shton asgjë amshimit të tij pa kufij. 
Në Parajsë Dantja është Adami i Ri që takon Evën e Re Beatriçen. Nuk kemi mëmësinë tokësore dhe hyjnore të shën Marisë por mëmësinë e munguar të Beatriçes, për shkak të martesës së parealizueshme dot të dhëndrit te gjallë me nusen e vdekur. 
Gati një herezi teologjike. 

Virgjili, Dantja dhe Beatriçja përbëjnë një tjetër Trinitet sui generis. Krejt të pazakontë dhe shqetësues në pambarim. 
Nëse udhëtimi i parë i Dantes është poetik udhëtimi i dytë kur ai ka vdekur ka qenë tepër i shkurtër, drejt e në Parajsë, kuptohet tek Beatriçja. Tashmë për Danten tabuja e dyfishtë është Ferri dhe Purgatori ska kuptim ti shihte sërish. Dhe sdo ti shihte më në përtej-vdekje. Ai mund ti tregonte Beatriçes për Ferrin dhe Purgatorin, që në fakt ajo nuk i njohu kurrë. Mungon ndërkaq në kryeveprën danteske takimi me vetë Krishtin, por që është i nënkuptuar në gjithçka. Kjo është shumë e çuditshme. Gati e pabesueshme. 

Siç e shpjegon vetë Dantja Saga e tij poetike është shkruar në katër kuptime: atë letrar, alegorik, anagogik dhe etik. 
Sipas Ezra Pound-it këtë formë misteri na e ofrojnë shprehjet matematike: në fakt, atje, kur vëmë re se një ligj i përgjithshëm qeveris një seri ekuacionesh të llojit 3x3+4x4=5x5 (apo më thjesht 32+42=52), 62+82=102, 122+162=202 etj etj, që shprehin algjebrikisht raportin e zakonshëm a2+b2=c2. Dhe kush ka studiuar gjeometri elementare dhe gjeometri analitike, e sheh menjëherë se ky është raporti i kateteve me hipotenuzën e trekëndëshit kënddrejtë si dhe, në gjeometrinë analitike, ai mes pikave që përcaktojnë perimetrin e një rrethi. Ashtu si në sytë e matematicienit enigmatik a2+b2=c2 shpreh: 

1. Një seri numrash abstraktë në raport mes tyre 
2. Një raport mes ca numrash abstraktë 
3. Përmasat përkatëse të një figure, në këtë rast trekëndësh 
4. Idenë, apo idealen e rrethit. 
Kjo lloj matematike poetike, apo edhe mistike zotëron tërë substancën e fjalëve. Kryevepra e Dantes mbetet ende e fshehur, si pjesa e padukshme e Hënës. Ajo stimulon enigma të infinitshme. 
Duket sikur shekujt ikin për ti errësuar më shumë kuptimet. Rutina e komenteve na çmend, madje na budallalleps lehtësisht. Ky manipulim e shumëfishon ambiguitetin e poezisë. Tre njerëz janë konkretë (ishin të tillë) Virgjili, Dantja dhe Beatriçja. Për të tërë njerëzimin. Simbolet teologjike janë metaforizuar, më shpesh tjetërsuar. Kjo tregon një intuitë të hatashme dhe deri diku të frikshme. 

Dantja e modelon ndryshe krejt ndryshe tërë letërsinë. 
Ai e do Virgjilin, por nuk është Virgjili. Sepse është i vetëmjaftueshëm në amshim. Është sublimimi i intelektit. Me një ndjeshmëri kozmike. 
Beatriçja është utopia që ai e beson duke e shpikur. Ky është sekreti i tërë sekreteve të artit.

(Miloasao/BalkanWeb)

TIRANË - Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se ndryshimi i emrit të Teatrit të Komedisë në Teatrin “Kujtim Spahivogli” është një nismë që synon fuqizimin e këtij institucioni të kulturës shqiptare.

Më anë të një njoftimi për shtyp, Ministria e Kulturës, thekson se “Propozimi për ndryshimin e emrit të skenës që sot quhet Teatri Kombëtar i Komedise,  nuk synon në asnjë rast dhe në asnjë formë mbylljen e kësaj skene. Përkundrazi! Ndryshimi i emërtesës në “Teatër Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në të kundërt nga kufizimi i sotëm, vetëm në një gjini teatrale, synon  hapjen e kësaj skene për të gjitha format e artit skenik, për të gjitha rrymat e tendencat, për të gjitha performancat skenike, që mund të vijnë nga profesionistët dhe subjektet e lira artistike, duke u dhënë prioritet të rinjve, por pa penguar asnjë artist të eksperimentojë idetë e format e ndryshme te shprehjes artistike, pa kufizime”.
Deklarata e Ministrisë së Kulturës bëhet pas disa debateve të hapura në media, ku rreket të theksohet se Teatri i Komedisë do të humbë identitetin e tij.
Në deklaratën e saj, Ministria e Kulturës, duke argumentuar nismën për të zgjeruar gamën e këtij institucioni, thekson se “dëshira për një hapje të tillë, për të rritur aksesin e të rinjve në skenë dhe për të inkurajuar çdo lloj forme të artit skenik është shprehur në të gjitha debatet dhe komunikimet publike të komunitetit artistik. Kjo është filozofia që përkthehet në këtë emërtese të re. Madje ,Minstria e ka rritur buxhetin e ketij institucioni për vitin 2014 krahasuar me vitin 2013. Ndërsa emri i Kujtim Spahivoglit ,si një martir i teatrit shqiptar që u ekzekutua nga diktatura, sepse guxoi të eksperimentonte idetë e tij liberale, është nder për çdo artist që do të ngjitet në atë skenë”.

Sipas Ministrisë së Kulturës: “Çdo zhurmë, deformim informacioni, rrekje për kufizime,  apo aludim për mbyllje teatri, apo për prapaskena politike është spekulim i pastër! Skenat nuk janë as majtas as djathtas, ato janë vetëm të artistëve”. 







Aktorët Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti, gjatë një shfaqeje

Cfarë fshihet pas kësaj foto? A ka një krisje raportesh mes Guardiolas e Shaqirit apo është një foto spontane që ka të bëj me një situatë serioze dialogu, apo mbase është vetëm një gërvishtje në fytyrë? Kjo tani për tani është vështirë të konstatohet, por pamjet nga stërvitja e së djeshme krijojnë përshtypjen se mesfushori kosovar nuk i ka fiksuar mirë idetë e shefit të tij, Pep Guardiola. Madje duket se ka pas një përplasje verbale mes tyre!


Çfarë ka ndodhur? – Sipas “TZ”, mësohet se gjatë stërvitjes ata kanë pasur një debat ku shihet që Guardiola i sqaron mesfushorit taktikat e tij, por mënyra e sjelljes aspak nuk duket e hijshme. Shaqiri qëndron statik kurse spanjolli i demonstron forcën me veprime, duke i vënë gishtin në kokë për t’i sygjeruar se duhet të veproj me mend!
Ndonëse mesfushori gjilanas është pjesë e skuadrës Nr-1 aktualisht në planet dhe se kjo është një ëndërr e çdo futbollisti, megjithatë duket se pakënaqësitë e tij kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Anëtari i kombëtares zvicerane, në të shumtën e rasteve ka qëndruar në stol të bavarezëve dhe kjo ka shkatuar spekulime mediale për një “divorc” të mundshëm në fund të edicioni të garave 2013/2014. Një gjë të tillë duket ta kenë vërejtur shumë skuadra gjithandej kontinentit të vjetër. Interesim për Shaqën kanë shfaqur deri më tani disa skuadrat ndër më cilësore të ligave prestigjioze si ajo italiane, angleze, gjermane, etj. Madje në bundesligën gjermane kohëve të fundit është përfolur një huazim i mundshëm te Borusia Menhengladbah, por Shaqiri citohet t’i ketë demantu këto spekulime përmes “goal.com”, ku citohet të ketë thënë se për një gjë të tillë dëgjon për herë të parë nga mediat, duke lënë të kuptohet se ato janë vetëm spekulime mediale dhe se e tëra është pjellë e imagjinatës së drejtuesve të Menchengladbah-ut.
Ndonëse e ardhmja e tij mbetet për t’u diskutuar javëve të ardhshme, Shaqiri ka një mundësi të artë të dëshmojë kualitetet e tij të jashtëzakonshme në Kampionatin Botërorë, “Brazil 2014”, ku do të bartë barrën kryesore të Kombëtares Zvicerane gjatë kësaj vere.

Xh.V. 
Skuadra e Romës ka arritur të shënojë edhe një fitore, për të përforcuar pozitën e dytë në tabelë me 61 pikë të tubuara, pas Juventusit që kryeson me 75 dhe para Interit që aktualisht mban pozitën e tretë me 58 pikë, kur kanë mbetur edhe dhjetë xhiro para përfundimit të kampinatit të sivjemë të Serie A.

Francesco Totti, autor i golit parë


Në dy ndeshjet e fundit që janë zhvilluar sonte, në kuadër të javës së 28-të të Serie A, që të dy skuadrat që ishin të favorizuara kanë shënuar fitorer. Në fakt Roma ka fituar në shtëpi ndaj Udinezes me rezultat 3 : 2.
Dy gola të shënuar në pjesën e parë, në minutën 22 nga Francesko Totti dhe 30-të nga Mattia Destro, krijuan përshtypjen se fituesi i kësaj ndeshjeje do të përcaktohej qysh në pjesën e parë, por kështu nuk menduan mysafirët e papërshtatshëm, të cilët, dy herë rrezikuan seriozisht Romakët duke ngushtuar rezultatin. Në fillim të pjesës së dytë ata shënuan për të ngushtuar rezultatin (1 : 2) përmes Gampiero Pinzi . Në minutën 69-të, vendësit sërish kanë shënuar përmes Vasilos Torosidis, për të ngritur epërsinë në dy gola (3 : 1).
Kur pritej se cdo gjë kishte përfunduar sa i përket epilogut takimit dhe se fitorja e Romës tanimë ishte e sigurtë, mysafirët edhe një herë dëshmuan se janë të papërshtatshëm duke shënuan përmes Basta-s në minutën 80-të, dhe për të bërë takimin të paqartë e dramatik deri në çastet e fundit. Mirëpo kjo ishte e tëra sa i përket kësaj ndeshjeje, e cila njëherit ka përmbyllur javën e 28-të të Serie A.
Në anën tjetër, skuadra rivale e Romës që kërkon me ngulm njërën nga tri pozitat e para që shpie drejtpërdrejt në  Champions League, Napoli , ka fituar me rezultat minimal 0 : 1, në udhëtim, si mysafire e Torinos. Goli i vetëm në këtë ndeshje, është shënuar tek në minutën e fundit të takimit nga Argjentinasi ,Gonzalo Hyguain. 
Me këtë fitore Napoli ka arkëtuar tri pikë të reja duke qëndruar në valle dhe me aspirate reale për të siguruar plasman sa më të lartë në tabelë. Aktualisht është në pozitën e tretë me 58 pikë të tubuara.
Serie A: Tabela:
1.    Juventus      28        24        3          1          75
2.    Roma             27        18        7          2          61
3.    Napoli            28        17        7          4          58
4.    Fiorentina     28        14        6          8          48
5.    Inter Milan     28        12        11        5          47
6.    Parma            27        12        10        5          46
7.    Lazio              28        11        8          9          41
8.    Verona          28        12        4          12        40
9.    Atalanta         28        11        4          13        37
10. Torino           28        9          9          10        36
11. Milan              28        9          8          11        35
12. Genoa            28        9          8          11        35
13. Sampdoria   28        9          7          12        33
14. Udineze         28        9          4          15        31
15. Caglari           28        6          11        27        29
16. Chievo           28        6          6          16        24
17. Livorno         28        6          6          16        24
18. Bologna        28        4          11        13        23
19. Sassuolo      28        5          6          17        21

20. Catania          28        4          8          16        20


“Dasma shqiptare është një ngjarje e rëndësishme që i ngjan një panairi ose një karnavali, me muzikë, valle e argëtime të gjithfarshme, që disa herë zgjasin deri në një javë.” 








(Marrë nga Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore. Në foto, piktura e famshme e Kolë Idromenos "Dasma shkodrane", 1924.)