22.3.14

Konstantin Simonov

 Pritёm, pritёm dhe do kthethem
Vetёm pritёm shumё,
Pritёm kur derdhin trishtimet
Shi tё verdhё, lumё.

Pritёm kur dёbora dyndet,
Kur vapa zhurit,
Kur tё tjerёt harrojnё krejt
Vetёm ti mё prit.

Mё prit kur letra nuk vijnё
Nga i largti vis,
Mё prit kur tё tjerё janё lodhur
Zhytur mes mёrzisё.

Pritёm, pritёm dhe do kthehem
Harro mirёsinё,
Moho gjithё ata qё enden
Llumit nё harrim.

Mёmё e bir le tё besojnё
Se unё prehem varrit,
Le ta humbin miqtё besimin
Ngrohur pranё zjarrit.

Kur nё shёnjё kujtimi miqtё
Do pinё verё tё fortё,
Mos u ngut ta ngresh me ta
Tё hidhurёn gotё.

Pritёm, pritёm dhe do kthehem
Mortjes s’i lё radhё,
Kush s’duroi dot tё presё
Le tё thotё: -Fatbardhё-

Kursesi s’mund ta kuptojnё
Se nё zjarr e flakё,
Vetёm ti mё ke shpёtuar
Me pritjen e gjatё.

Si shpёtova mund ta dimё
Vetёm ti dhe unё,
Ti qё si askush mё prite
Nё zjarr e furtunё. 

0 comments:

Post a Comment