18.3.14

Në krye të listës së futbollistëve më të paguar të ditëve tona është kush tjetër pos katër  herë fituesit të Topit të artë, Argjentinasit Lionel Messi. Logaria bankare e ikonës së futbollit argjentinas dhe botërorë është fryrë në saje të sponsorëve të ndryshëm ku hyjnë kompani të më mëdha si “Adidas”, “Pepsi-cola”, “Herbalife”, “Samsung and FIFA 2014” etj.


Këto të dhëna  janë publikuar të marten nga “France football”. Më herët, në një listë po nga ky muaj, të publikuar nga “Goal.com”, Messi figuronte i dyti, pas C. Ronaldos.
Në listën e mëposhtme, superylli i Real Madridit gjendet i dyti me asgjë më shumë se një ndryshim prej 500 mijë euro.

I treti në këtë listë është edhe një superyll  i Barcelones, Braziliani Neymar për të cilin është thënë se fiton më shumë se Rooney i Manchester UTD-së dhe Z. Ibrahimoviq i PSG-së.

France football, gjithashtu ka publikuar një listë për trajnerët më të paguar të cilës i prinë strategu i Chelsea, Jose Maurinho (17 milionë euro), para Guardiolas së Bayrnit me 15, Roberto Manchinit të Galatasarayt me 14 milionë, Carlo Ancelottit të Realit me 13.5 dhe Fabio Capelos që fiton 12 milionë euro në krye të përfaqësueses Ruse.

Lista e Top 10 lojtarëve më të paguar të futbollit:
1.       L. Messi               (Barcelonë dhe Argjentinës)       41 milionë euro,
2.       C. Ronaldo          (Real M – Portugali)                   39.5,
3.       Neymar               (Barcelonë – Brazil)                    29,
4.       V. Rooney           (Manchester UTD – Angli)         24,
5.       Z. Ibrahimoviq     (PSG - Suedi)                            23.5
6.       Radamel Fancao  (Monaco – Kolumbi)                 21.2,
7.       Sergio Aguero     (Manchester City – Arg.)           19.7,
8.       Thiago silva         (PSG – Brazil)                           17,
9.       Eden Hazard       (Chelsea – Bekgjikë)                 16.8 dhe
Franck Ribery         (Bayern Munich – Francë)            16.5 milionë euro.

0 comments:

Post a Comment