18.3.14


Katër skuadra kanë siguruar një vend në qerekfinale të Liges së Kampionëve gjatë javës kaluar: Bayern Munich, Barcelona, Atletiko Madrid dhe PSG. Sonte janë në program dy ndeshje ku do të dihen edhe dy tjera që do t’u bashkohen karvanit të skuadrave qw do tw hyjnw nw “Top 8” skuadrat më të mira të kontinentit të vjetër . Lista përfundimtare do të përmbyllet nesër me dy ndeshjet e fundit të së tetës finales.

Në fakt, ndeshja e cila zhvillohet sonte në Madrid, në mes të Real Madrid dhe Schalke 04, pothuajse është punë e kryer, marrë parasysh fitoren e thellë të mbretërve nga ndeshja e parë (1 : 6). Vetëm një mrekulli përrallore po të ndodhte mund të përmbyste këtë rezultat të Ronaldos me bashkëlojtarë, aq më pak kur ata sonte luajnë para tifozërisë së tyre të zhurshme, të cilët që tani kanë filluar të bëjnë logaritë për një finale të skuadrës së tyre e cila po shkëlqen si në kampionatin vendor poashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Në anën tjetër, një ndeshje aspak e lehtë për nikoqirët zhvillohet sonte në Londër. Chelsea hyn në takim kundër skuadrës Turke, Galatasaray tejet e motivuar.  Rezultati i barabartë (1 : 1) nga ndeshja e parë e bën skuadrën e strategut kontraverz, Hoze Maurinho favorite absolute në këtë takim.  Po të bazohej ky takim nga favoret që i kanë bërë skudetot Chelseas, (1.35 në relacion me 9.8) duket se një fitore dhe kualifikim i turqëve wshtw “Mission impossible”.
Mirëpo në futboll është dëshmuar sa e sa herë se asgjë nuk ka të pamundur, prandaj domosdoshmërisht duhet të pritet fërshwllima e fundit e gjyqtarit kryesorë për të kuptuar emrin e skuadrës së gjashtë që sonte do të marrë një “buletë”për fazën qerekfinale.
Pos ndeshjeve të sotme, lista e përgjithshme e skuadrave qerekfinaliste që mëtojnë titullin e Champions League, do të dihet nesër në mbrëmje, pas ndeshjeve Dortmund – Zenit dhe Manchester UTD - Olympiakos.

Xh.V.

0 comments:

Post a Comment