18.3.14

Gjuhët e vogla ‘vdesin’, por jo edhe Retoromanishtja. Kjo gjuhë e rrezikuar nga zhdukja, vijon të prodhojë letërsi deri në atë masë sa të befasoj Europën!
Në fokus të këtij viti në Panairin e Librit në Lajpcig është Zvicra, sidomos letërsia në gjuhën retoromane. Shumica e autorëve retoromanë të Zvicrës shkruajnë në dy gjuhë, në mënyrë që të jenë të pranishëm në tregun gjerman të librit.
Sikurse gjuha e sorbëve në Gjermani apo gjuha korse, edhe gjuha romansh bën pjesë në gjuhët e Europës, si gjuhë e kërcënuara nga zhdukja. Mirëpo kjo gjuhë , jo vetëm që po vazhdon të flitet nëpër fshatra të Zvicrës, por në këtë gjuhë po vazhdon të shkruhet edhe letërsi.
Temat e letërsisë në gjuhën retoromane nuk janë vetëm jeta në Alpe, bagëtia dhe gjuetia, por edhe jeta urbane, sikurse gjendet në librat e Leo Tuor dhe Arno Camenisch, që sipas studiuesit të letërsisë, Clà Riatsch, janë mjaft inovativë si në mënyrën e të shkruarit poashtu edhe në formën artistike.

Zvicra shpenzon shumë para për ruajtjen e kësaj gjuhe të rrezikuar nga zhdukja. Ndonëse në administratë përdorimi i saj është i suksesshëm, futja e saj në përdorim në shkolla vazhdon të mbetet “Thembër e Akilit” për administratën Zvicerane. Madje edhe numri i shkrimtarëve që shkruajnë në këtë gjuhë nuk është i madh sa do të ishte e mjaftueshme të ndikonte drejtpërdrejtë në zhvillimin e saj dhe ruajtjen nga rreziku permanent që i kanoset për zhdukje.

0 comments:

Post a Comment