1.5.14

Nëse keni pas fatin të siguroni një biletë për takimin e parë të përfaqësueses së Kosovës kundër Haitit, e dini pak a shumë se cilat janë cmimet e biletave dhe nga sa deri sa varirojnë. Por këtë herë Kosova ka një kundërshtar më të fortë dhe shumë më dinjitoz e prestigjioz në arenën e futbollit ndërkombëtarë, atë të Turqisë, ndaj që tani tifozët duhet t’ia ‘qesin kalemin’ sepse cmimet e biletave nuk janë të njejta por më të shtrenjta.
Ndeshja e dytë miqësore e Kosovës në arenën ndërkombëtare do të kushtojë më shumë për xhepat e tifozëve. Federata e Futbollit të Kosovës, pritet të nxjerrë në shitje biletat për takimin me Turqinë për takimin e 21 Majit që do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës. Sipas informacioneve, biletat për këtë ndeshje do të dalin në treg 2 deri në 3 ditë përpara sfidës dhe e veçanta është se do kushtojnë më shumë se biletat e ndeshjes së parë kundër Haitit.

Çmimi maksimal i një bilete në miqësoren Kosovë-Turqi do të shkojë deri në 20 Euro, ndërsa shuma zbret sipas sektorëve të stadiumit “Adem Jashari”. Ndërkohë, në shitje kanë dalë biletat e takimit miqësor Kosovë-Senegal që do të luhet në 25 Maj në stadiumin e Gjenevës. Kundër kombëtares afrikane, kombëtarja e drejtuar nga Albert Bunjaku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë jashtë kufijve të vendit.

0 comments:

Post a Comment