19.3.14

Kjo është cështja për Manchester UTD, skuadër kjo që sot ka një nga sprovat më të vështira mbase të dekadës. Rezultatet e dobëta në ligën angleze, pritjet absolutist të tifozërisë që numron më shumë se 350 milionë të deklaruar në mbarë botën, pozitën e palakmueshme financiare ndonëse njihet si skuadra më e pasur në botë, rezultati i disfavorshëm nga ndeshja e parë në Athinë ndaj Olympiakos (0 : 2), presioni  i opinionit publik e shumë faktorë tjerë kanë bërë që skuadra e Adnan Januzaj, sot të ketë njërën nga ditët më të vështira mbase të dekadës fundit.

Përndryshe, ndeshja e kthimit e Champions Leagu në kuadër të së tetëts finales në mes Manchester UTD dhe Olympiakos është sfida e mbrëmjes, epilogu i së cilës është i paparashikueshëm.
Me gjithë “dilemat hamletiane” se cila nga këto skuadra do të sigurojë një vend në mesin e tetë skuadrave qerekfinaliste të garës më të madhe të skuadrave në botë, Champions League, kjo do të mbetet enigmë e padeshifrueshme tani për tani. Një gjë është e qartë: Manchester UTD ndodhet ‘në një udhëkryq’, para një sprove të vështirë për shumë arsye. Një nga to është se ka humbur të gjitha shpresat që në Kampionatin Anglez të plasohet në mesin e katër skuadrave që do t’i siguronin në edicionin e ardhëshëm një vend në garat europiane. Nëse sonte eliminohet skuadra e David Moyesit, qerrja e saj do të merrte tatpjetën dhe për një periudhë të gjatë kohore do të kishte shumë vështirësi për t’u këndellur, marrë parasysh sfidat nëpër të cilat do të kalonte për të siguruar lojtarë të kalibrit botërorë që do të kthenin reputacionin ngase lojtarët kulmorë dëshirojnë të luajnë nëpër gara elite ndërkombëtare.

Ndeshja tjetër e Champions Leagu që zhvillohet në Dortmund mes Borusia D – Zenit Petersburg, konsiderohet punë e kryer , marrë parasysh rezultatin nga ndeshje e parë në Petersburg ku Borusia ka fituar para dy javësh me rezultat 4 : 2. Ky avantazh solid e bënë skuadrën gjermane tejet të favorizuar për t’iu bashkuar tetëshes së skuadrave qerekfinaliste në Champions League.











Lista e formacioneve bazë për ndeshjen Manchester UTD – Olympiakos e bërë publike pak më pare:
Manchester UTD: 4-2-3-1
De Gea
Rafael
Evra
Phil Jones
Vidic
Carrick
Valencia
Fellaini
Adnan Januzaj
Van Persi

Olympiakos: 4-2-3-1
Roberto
 Holebas
Manolas
Marcano
Salino
Maniatis
Ndinga
Perez
Campbell
Dominguez
Valdez


0 comments:

Post a Comment