18.3.14

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku duket se është mjaft i kënaqur dhe i motivuar pas ndeshjes së parë me Haitit (0 : 0).


Ai po shqyrton mundësi alternative për përgatitje sa më serioze për sfidën e radhës që Kosova pritet  të zhvillojë kundër Turqisë nga mesi i muajit maj. Në fakt, Bunjaku ka aranzhuar një takim pune me bashkëpuntorët e tij më 23 mars në Prishtinë. 
Pasi ka kaluar disa ditë pushimi me familje në Suedi, selektori Bunjaku ka aranzhuar takimin e radhës me qëllim që të diskutohet për modalitetet dhe mënyrën e organizimit të takimit të parë të përfaqësueses, (2 deri 6 mars), kur u zhvillua ndeshja e parë. 

Mësohet se qëllimi i takimit të radhës do të jetë pikërisht eliminimi i vërejtjeve të vogla organizative në shtabin e përfaqësueses dhe diskutime për mbarëvajtjen e agjendës, si dhe debate për përgatitje sa më cilësore për sfidën e radhës kundër Turqisë, të cilën Kosova pritet ta zhvillojë më 21 ose 22 maj në Prishtinë.

Ndonëse është vërejtur një organizim dhe agjendë e përpiktë për ndeshjen kundër Haitit, megjithatë është evidente se akoma ka zbraztira të vogla brenda strategjisë organizative të përfaqësueses , të cilat, përzgjëdhësi Bunjaku është i vetëdijshëm se duhet të eliminohen për sfidat e radhës.

Ditëve të fundit është potencuar domosdoshmëria e investimeve të reja në infrastrukturë, sidomos në stadiumin e Prishtinës dhe pritet që shumë shpejt të fillojnë punët rreth krijimit të kushteve konform me kriteret e FIFA-s e UEFA-s.

0 comments:

Post a Comment