2.4.14

Nga 4 deri më 6 prill, Prishtina do të jetë qendra e karatesë, pasi këtu do të zhvillohet kampionati i pestë botëror në stilin Shotokan. 

Në këtë eveniment do të paraqitet edhe kampionia e shumëfishtë Arta Jakupi, e cila thotë se kjo garë për të ka shumë rëndësi dhe shpreson se me pak fat do të arrij deri tek medalja. “Ka 9 vite që merrem me karate dhe disa herë jam shpall kampione e Kosovës, por suksesi nuk ka munguar as në turne ndërkombëtar. Gara në Prishtinë do jetë më e rëndësishmja në karrierën time dhe shpresoj ta shfrytëzoj maksimalisht. Përgatitjet për këtë aktivitet ka kohë që i kam filluar kështu që besoj se me pak fat do të arrij deri tek medalja”, ka thënë Jakupi. 

Ndryshe, karateistja kosovare tha se në kampionatin botëror të stilit Shotokan do të paraqitet në dy disiplina, Kata dhe Kumite. Përndryshe, Arta Jakupi përveç se me Karate ajo më parë është marr edhe me not, gjithashtu ka qen edhe kampione e parë e Kosovës në garat Biathlon.

0 comments:

Post a Comment