18.3.14


Kush ishte Ferenc Pushkash?

Pushkash (1927 – 2006) ka pasur një bilank fantastic gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës së Realit. Ai ka shënuar gjithsej 242 gola për këtë skuadër. Pushkash ka luajtur për kombëtren e tij, Hungarinë 85 ndeshje të karakterit ndërkombëtarë dhe ka shënuar gjithsej 84 gola. Në anën tjetër, si futbollist aktiv ka shënuar gjithsej 514 gola, nga 529 ndeshje sa ka luajtur nëpër skuadrat (Honved - Budapest dhe Real Madrid - Spanjë).

Pushkash u bë kampion Olimpik në vitin 1952 dhe ka luajtur në finale të Kupës Botërore në vitin 1954. Ai ka fituar tri Kupa Europiane (1959, 1960 dhe 1966), dhjetë Kampionate Kombëtare, pesë prej të cilave Hungareze dhe pesë të tjera Spanjolle si futbollist i Realit. Në katër Kampionate të Hungarisë, Pushkash është shpallur golëshënuesi më i mrë, kurse në vitin 1948 është shpallur golëshënuesi më i mirë i Europës.
Në vitin 1958, dy vite pas Revolucionit Hungarez Pushkash ka emigruar në Spanjë dhe ka vazhduar karrierën tek skuadra mbretërore.
Në vitin 1995 FIFA e ka shpallur si golëshënuesin më të mirë të shekullit 20-të.
Pavarsisht se emigrimi i tij nga Hungaria ishte konsideruar si tradhëti, Qeveria e këtij shteti, në vitin 1993 i kishte dhënë një amnisti të plotë, falë karrierës së tij të shkëlqyeshme, duke i lejuar madje të kthehej në vendlidjen dhe të merrte postin e krytrajnerit të Kombëtares Hungareze.
Në vitin 1998 ai është shpallur ambasador i parë bamirësie i Federatës ndërkombëtare të futbollit botërorë, FIFA-s.
Në vitin 2002 stadiumi i Kombëtares Hungareze ka marrë emrin e tij. 
Në vitin 2009, FIFA ka aprovuar vendimin për çmimin “Goli më i bukur i vitit” , i cili ka marrë emrin e tij. Vitin e kaluar me këtë cmim u nderua futbollisti i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviq.
Gjatë manifestimit të vitit të kaluar për shpalljen e futbollistit më të mirë të shekullit XX-të, Pushkash u rendit i dyti, pas Brazilianit Pele.

Kush është Cristiano Ronaldo?
Për karrierën e 29 vjeqarit nga Portugalia akoma ka kohë për t’u shkruar e folur. Ajo që duhet potencuar është se ai, me dy gola të shënuar sot ndaj skuadrës gjermane, Schalke 04, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Champions League, ka barazuar shifrën e golave të shënuar, gjthsej 242, me golëshënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Real Madridit, hungarezin Ferenc Pushkash!


Xh. Veseli

0 comments:

Post a Comment