23.2.14

Huqja e dënimit më të rëndë mund t’i ndodhë secilit futbollist, ndaj edhe Ozilit. Kjo ishte njëra nga cështjet më të debatuara në konferencën e sotme për shtyp të strategut të Arsenalit, Arsen Wenger.
Ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin kryesisht me reprezentuesin e natyralizuar gjerman, Mesut Ozil. “Lojtarët duhet të ndjehen krenarë sepse kanë dhuruar paraqitje kualitative kundër Bayrnit”, ka thënë Wenger duke iu referuar ndeshjes me Bavarezët. “Është shumë vështirë të luash në tri kompeticione, është punë e madhe dhe e mundimshme si psiqikisht poashtu edhe fizikisht”, ka deklaruar ai duke justifikuar humbjen e skuadrës tij në Champions League.
Ai ka folur edhe për sfidat e radhës që e presin Arsenalin në kuadër të Premier League, me theks të vecantë atë të fundjavës ndaj Sanderlend: “Nesër do të ketë ndryshime në formacion pa dyshim. Gibss gjithashtu nuk është gati për sfidë. Ne duhet ta lëmë të qetë Ozilin që të përmirsohet pasi huqi penaltinë. Në mungesë të Artetas, Ozil është zgjedhja tjetër për ekzekutimin e penaltive, por kur Arteta është në lojë, ai do t’i ekzekutoj”, ka thënë Wenger.
Ai ka folur edhe për komponimin e formacionit të nesërm dhe objektivat e skuadrës në vazhdim të kampionatit duke shfaq bindjen se skuadra e tij ka gjasa reale të luftojë për titull, duke specifikuar se një garë interesante do të zhvillohet deri në fund të Premier League. Ai gjithashtu është munduar të relaskoj atmosferën në skuadër dhe konsolidojë lojtarët për humbjen nga Bayern në kuadër të Champions League për të cilët ka vlerësuar se djelmoshat e tij kanë dhënë maksimumin në fushë dhe se shumë shpejt do të rikthejnë vetëbesimin.
Pas humbjes 0 : 2 në kuadër të Champions League, nga Bayerni, skuadra e Wengerit ka fare pak, mbase aspak gjasa që të kualifikohet në qerekfinale, kurse në Premier League, pas xhiros 26-të ka 56 pikë dhe në tabelë është i dyti, dy pikë më shumë se i treti, Manchester City dhe një më pak se Chelsea që kryeson.

0 comments:

Post a Comment