23.2.14

Kështu janë dakorduar dy rivalët e përbetuar të qytetit të Gjilanit, Federata e futbollit dhe sponsoruesi i Kupës së Republikës, kompania “Digitalb Supersport Kosova”.
Ndeshjet qerekfinale do të zhvillohen nga 28 shkurti deri më 3 mars. Në faqen zyrtare të Federatës thuhet se ky vendim është marrë me kërkesën e sponsorizuesit të Kupës, kompanisë “Digitalb Supersport Kosova”, me të cilën kërkesë skuadrat janë dakorduar që gjatë katër ditëve (28 shkur, 1, 2, dhe 3 mars) të zhvillohen katër ndeshjet qerekfinale dhe të gjitha të transmetohen drejtpërdrejtë.
Marrëveshjet që termini i ndeshjeve qerekfinale të koordinohet në data të ndryshme me qëllim që të gjitha ndeshjet të transmetohe, mbase mund të duket logjike,  por marrëveshja tjetër për shumëkë do të dukej mbase anakronike dhe e pakuptueshme. Fjala është për pajtueshmërinë  mes skuadrave gjilanase (Drita dhe Gjilani) që pa short të takohen mes tyre në kuadër të qerekfinales. Për ta bërë edhe më të quditshëm këtë ‘akt pajtueshmërie’, janë përkujdesur edhe skuadrat tjera qerekfinaliste dhe vet Federata e futbollit, të cilët,, janë pajtuar unanimisht,  sic thuhet në faqen zyrtare të Federatës, “për të mirën e futbollit të Kosovës që të promovohet nga një ndeshje derbi!”
Ballafaqimi mes skuadrave gjilanase për vite me radhë ka tërhequr vëmendjen e futbolldashësve, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë dhe me të drejtë është cilësuar si rivaliteti më i madh i dekadës fundit. Një gjë e tillë ka ndodhë për shkak se tifozëria e dy skuadrave ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e organizuar, madje herë-herë ai organizim është shpjeguar nëpër qarqe edhe si ndarje e qytetit në dysh!
Viteve të fundit takimet e ndërsjella mes skuadrave gjilanase  kanë qenë më të rralla për shkak të garave në rangje të ndryshme, por nuk kanë munguar pretendimet deklarative për mbizotrimin e njërës apo skuadrës tjetër në qytet.Shorti ka përcaktuar që në tri takimet tjera të ndeshen: Istogu – Feronikeli, Besa – Hajvalia dhe Llamkos Kosova – Ferizaji.

 
 

0 comments:

Post a Comment