23.2.14

Futbollistët e Napolit kanë siguruar pjesëmarrjen në finale të Kupës Italisë pasi në ndeshjen e kthimit kanë shënuar fitore të thellë (3 : 0), ndaj Romës, për të përmbysur rezultatin e ndeshjes parë në Romë ku kishin pësuar (2:3).
Festën në Napoli e ka bërë edhe më madhështore prezenca e argjentinasit legjendar Diego Maradona, i cili ka festuar cmendurisht në tribuna pas cdo goli të shënuar nga Napoli.

Realizatorë qër Napolin ishin Jose Calejon (33), Gonzalo Higuain (48) dhe Jorginho (51). Roma nga minuta 80 ka luajtur me nje lojtar më pak pasi është përjashtuar Kevin Strootman, ndërsa ish kapiteni legjendar, veterani Francesko Toti është inkuadruar në minutën 62-të.
 Edhe pas ndeshjes rezultati ishte më pak i rëndësishëm derisa në qytet tifozëria fanatike e legjendës së futbollit, Maradonës e kishin pritur në dalje nga stadiumim me brohoritje e ovacionale duke thirrur emrit e tij, sic bënin viteve 90-ta kur ai ishte pjesë e skuadrës Napolit.
Napoli në finale do të luajë kundër Fiorentines e cia dje ka shënnuar fitore në ndeshje me Udineze (2 : 0) me të cilin rezultat kishte përbysur humbjen e shkaktuar nga ndeshja e porë (1 : 2)
Finalja e kupërs Italisë zhvillohet më 3 mars në Romë. Napoli deri më tani katër herë ka fituar kupën e italisë, herën e fundit në vitin 2012, derisa Fiorentina 6 herë ka triumfu, herën e fundit në vitin 2001.
Nuk kanë munguar as reagimet e deklaratat e shumta për lojën dhe prezencën e Maradonës në stadium.
Rafael BENITEZ: Maradona ngriti emocione

Pas ndeshjes, trajneri Napolit, Rafael Benitez ka pranuar se prezenca e Mardonës në tribuna ishte një lojtar më shumë për ta.

0 comments:

Post a Comment