23.2.14


Portugezi është i dënuar me tri ndeshje moslojë, dy nga të cilat nuk është aktivizuar. Ndërkohë klubi mbretërorë ka parashtruar ankesë dhe është në pritje të vendimit: “Ne presim vendimin e komisionit lidhur me Ronaldon. Unë shpresoj se ai do të mund të luaj dhe nuk mendoj se është logjike të pritet komisoni. Është e pabeuesshe se  si Ronaldo u dënua me tri ndeshje për rastin ndaj Bilbaos. Gjithashtu shpresoj që komisioni të mos vonohet për të shqyrtuar ankesën. Jam i prirun të besoj se kjo do të ndodhë para ndeshjes së nesërme me Elche”, ka thënë trajneri i Realit, Carlo Ancheloti për mediat spanjolle duke shfaqur bindjen se vendimi do të merret para ndeshjes sepse pastaj nuk do të ishte logjike shqyrtimi ankesës nëse lojtari nuk paraqitet edhe në ndeshjen e tretë.
Përkitazi me dënimin e tij ka pasur reagime të ndryshme, madje është  dënuar referi që e supendoi, ndërkohë që akoma nuk ka një vendim të komisionit për heqje ose jo të dënimit që u konsiderua drastik nga analistët dhe mbarë opinion. 
                                      






0 comments:

Post a Comment