23.2.14

Shumë befasi e paqartësi
Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e radhës së Europa Leagu, (Round of 32),  ku si zakonisht nuk kanë munguar befasitë.
Ashtu sic është pritur, fitore kanë shënuar skuadrat e favorizuara italiane, Juventus si nikoqir i Trabzonsporit (2 – 0) dhe Fiorentina në udhëtim te Esbjerg nga Danimarka (1 : 3).
Për dallim nga dy të parat, skuadra e tjetër italiane, ajo e Lorik Canes dhe Etrit Berishës, Lacio ka zhgënjyer me humbje (0 : 1) në shtëpi. Madje mysafirët e Ludogoretz Razgrad kanë dështuar të shënojnë edhe një njëmbëdhjetëmetërsh në pjesën e parë të cilën ka shkaktuar Lorik Cana por që ka mbrojtur me sukses Etrit Berisha.
Skuadra Belge Genk nuk ka arritur të shkëpus më shumë se nje barazim në udhëtim te Anzhi Machkhackala ndonëse ishte konsideruar favorite e takimit.
Një gjë e tillë nuk u ka shkuar për dore edhe Lyonit në udhëtim te skuadra Ukrainase Chhornomorets, sikurse që ndodhi me Sevilan ndaj Mariborit. Edhe Basel ka barazuar pa gola në tel Aviv ndaj Maccabit. Pa fitues kanë përfunduar edhe ndeshjet Real Betis – Rubin Kazan (1 - 1), Svansea City – Napoli (0 - 0) dhhe Viktoria Plzen – Shakhtar Donyetsk (1 - 1).
Përpos Lacios së favorizuar, që ka befasuar për të keq, në ndeshjet e para të “Europa League (Round of 32)” edhe gjiganti Holandez,  Ajax ka dëshmpëruar me humbje (0 - 3) në terren të vet nga Salzburgu.
Valencia ka arritur të shënoj dy gola në pjesën e dytë për të pritur takimet e kthimit e qetë me një avantazh solid ndaj Dinamo Kyiev. Skuadra angleze Totenhem ka dëshpëruar tifozërinë me humbje në Ukrainë nga Dnipro me një gol të pësuar nga pika e bardhë në minutat e fundit të ndeshjes.
Ndeshje e balancuar është pritur të jetë ajo mes Swansea City dhe Napolit që rezultoi të ketë qenë parashikim i qëlluar. Kjo ndeshje përfundoi pa gola për të lënë të hapur mundësinë e vendosjes fatit për ndeshjen  e kthimit, sikurse që ndodhi edhe në takimin  mes Portos dhe frankfurtit  2 – 2 .

Xh. V.

0 comments:

Post a Comment