23.2.14

Reali dhe Barcelona janë takuar gjashtë herë në finale të Kupës së Spanjës. Si njëra ashtu edhe tjetra kanë shënuar nga tri fitore në përballjet e drejtpërdrejta finale.
Këto dy skuadra do të takohen për herë të shtatë në finale pasi që kanë kaluar me sukses pengesat e tyre në gjysmëfinale.
Të përkujtojmë se Reali ka deklasuar skuadrën tjetër nga kryeqyteti, Atletiko Madrid, duke e mundur në të dyja ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 5 : 0 (3 : 0 dhe 0 : 2), kurse Barcelona ka eliminuar Real Sociedad me rezultat të përgjithshëm 3 : 1 (2 : 0 dhe 1 : 1)
Se cila skuadër do të kaloj në epërsi sa i përket statistikave nga takimet e drejtpërdrejta në të gjitha finalet mes tyre, kjo do të mësohet në stadiumin “Mestaja” të Valencias më 19 prill kur do të zhvillohet ndeshja finale e dy superfuqive të futbollit aktual botërorë.
Statistikat janë të barabarta por nuk janë identike sic duket në shiqim të parë. Dallimin e përbëjnë golat e shënuar dhe të pranuar në ndeshjet e ndërsjella.
Nëse shiqojmë me kujdes goldallimin nga gjashtë takimet paraprake finale, shihet se tradita e statistikave, së paku për një nuancë, është në anën e Realit që ka shënura 8 kurse ka pranuar 6 gola.
Statistikat e ndeshjeve finale mes Real Madrid dhe Barcelona
Real Madrid 2 - 1 Barcelona (Viti 1936)
Barcelona 1 - 0 Real Madrid (1968)
Real Madrid 4 - 0 Barcelona (1874)
Barcelona 2 - 1 Real Madrid (1983)
Barcelona 2 - 0 Real Madrid (1990)

Real Madrid 1 - 0 Barcelona (2011) 

0 comments:

Post a Comment