23.2.14

Se Adnan Janzuaj me kualitetet e tij ka bërë për vete mbarë opinionin futboldashës në Angli, dëshmon edhe deklarata e legjendarit Jamie Redknap, i cili ka shfaqur hapur mospajtimin e tij ndaj vendimit të trajnerit të Manchester UTD, David Moyes, të cilin e ka kritikuar që ka vendosur ta lë jashtë loje supertalentin nëntëmbëdhjetëvjeqar. 
''Ishte ndeshje mjaft nervoze por ishte shumë keq të shohësh Adnan Januzaj në bankën rezervë. Unë e kuptoj se Moyes dëshiron ta mbroj nga lëndimet por Januzaj është futbollist që e fiton ndeshjen dhe ne duhet ta shohim atë në fushë. Edhe kur ai hyri në lojë, Moyes bëri gabim që tërhoqi Matan. Ai nuk duhejt të largohej por u pa që Moyes ishte I kënaqur me një pikë'', ka thënë ish futbollisti i Liverpoolit dhe përfaqësueses angleze, aktualisht analist futbolli në “SkySports”, Jamie Redknap.


0 comments:

Post a Comment