23.2.14


Se sa e rëndësishme është një medalje olimpike për cdo shtet, më së miri flet edhe rasti i Polonisë. Ndryshe, Polonia dje ka arritë të fitojë medaljen e dytë të artë në LOD “Sochi 2014”. Krenarinë dhe dinjitetin e Polonisë këtë herë ka mbrojtur skiatarja, (sprint), Justina Kovancik. Ndonëse ishte shpresa më e madhe e Polonisë për medalje,të artë, vetëm disa ditë më parë ajo kishte treguar se kishte probleme serioze shëndetësore.
Se si dhe sa me entusiazëm është pritur ky sukses i saj gjithandej në qarqe polake, më së miri flet urimin që pak caste më parë i ka bërë bashkëvendiësi i saj, futbollisti i Borusia Dortmundit, Lewandovski.
Ai, duke i uruar skitares, në rrjetin social facebook ka theksuar se madalja e dytë e artë për Poloninë në Sochi është sukses fantastik, jo vetëm për sportin dimëror polak, por shumë më shumë.
Pak minuta pas këtij urimi, në faqen e tij kanë vërshuar komente e pëlqime nga dhjetëra mijëra polakë e fansa të futbollistit. Në komentet e shumta nuk kanë munguar as komplimentet për skiateren, suksesi i së cilës konsiderohet historik për të dhe kombin e saj. Ndonëse që nga fillimi konsiderohej si një nga favoritet polake për medalje olimpike, lëndimi i shfaqur i kishte bërë skeptikë tifozërinë për suksese kulminante!
Kovalcik, vetëm para dy ditësh, në fazën preliminare në këtë disciplinë, kishte zënë pozitën e gjashtë edhe përkundër dhëmbjeve në shputa. Pas atij vrapimi ajo ishte detyruar për ‘extra’ trajtim mjekësor.

Para shkuarjes në Sochi, ajo kishte deklaruar se nuk dëshironte të shkonte në kontrollë mjekësore me supozimin se diagnoza do ta shkatërronte psiqikisht. Ajo është detyruar që më në fund të verifikojë shkallën e lëndimit ku ishte konstatuar thyerja e tri kockave të shputës. Pas egzaminimit, ajo i ishte kthyer stazës, e motivuar mjaftueshëm sa të fitojë garën e djeshme, vrapim sprint, disciplinë kjo që i solli Polonisë medaljen e dytë të artë, kurse sprinteres të katërtën në karrierën e saj.

0 comments:

Post a Comment