23.2.14


Pas akuzës Manuel Pelegrinit sipas të cilit Chelsea është skuafdër që dhjetë vitet e fundit ka shpenzuar shuma astronomike për transfere të lojtarëve në tërë Premierë Ligën angleze, dhe sic është shprehur, akoma shpenzon si’ pasanikë i dehur’, i menjëhershëm ka qenë reagimi i strategut Portugez nga Stanford Bridgea.
Maurinho ka deklaruar se komplet plani i punës së Manchester City-t bazohet në suksese sa më të shpejta dhe afatshkurta! Sipas tij, City ka shpenzuar para të majme për lojtarë, të cilët në rrethanat më të mira do të mund të luanin maksimalisht tri deri katër vite, në vend se të mendohet në konsolidimin dhe stabilitet afatgjatë financiar.
Ai poashtu ka insistuar në konstatimin se djelmoshat e skuadrës tij kanë vepruar në mënyrë briliante gjatë afatit kalimtar dimëror, sa mencurisht, poaq edhe sipas rregullave të UEFA-s. Në anën tjetër, City ka shpenzuar para marramendëse duke mos respektuar asnjë nga rregullat e fair- play-t. sipas tij.
“Ata kanë shumë djelmosha të mire dhe janë për lakmi, por si qëndrojnë punët vetëm për tri deri katër vite, assesi për dhjetë vite. Janë të fuqishëm, të pakompromis, mirëpo kur shiqojmë se sa kanë shpenzuar nga edicioni kaluar lehtë mund të vijmë te konstatimi se atyre spak nuk u ‘ha palla’ për rregullat që hyjnë në domenin e fair- play-t”, është shprehur si zakonsht me egon e tij të theksuar portugezi.
Ai më pas ka vazhduar të ironizojë me strategun e Chelseas: “Pelegrini është ingenier me profesion dhe mendoj se nuk i duhet kalkulator që të logarisë e të arrijë te disa shifra që do të sqaronin transferet tona. Maton kemi shitur 37 milionë kurse De Bruinean për 18 milion funta. Kjo d.m.th. 55 milionë funta fitim i pastër! Në anën tjetër kemi sjellë Maticin për 21 milionë dhe Muhamed Sallah për 11 milionë. Kjo matematikisht d.m.th. 32 milionë funta. Po të vazhdojmë edhe më tutje me logari  dhe të zbresim 32 milionë funta të shpenzuara nga 55 milionë të fituara nuk është aspak e komplikuar të vijmë te konstatimi se ne jemi plotë 23 milionë funta në plus. Nuk di: Mua për këtë nuk më duhet kalkulator” ka ironizuar skajshmërisht, si zakonsiht, Maurinho.

Këto deklarata ironizuese kanë ardhur pas ndeshjeve të fundjavës kur kur Chelsea rrëmbeu lidershipin në pas debaklit të Arsenalit në udhëtim te Liverpul dhe barazimit të papritur të City-t ndaj Nirwichit.

0 comments:

Post a Comment