9.3.14

Daljet e saj mediatike janë të rralla, por tërheqin vëmendjen! Këngëtarja, Adelina Ismaili, këtë radhë është “rrëfyer” pak më ndryshe: 

Kam një projekt, i cili e ka kohëzgjatjen rreth një vit dhe do të punohet edhe më gjatë. Angazhimet e mia të zakonshme në politikën kosovare nuk mbarojnë thuajse kurrë. Në jetën private angazhohem maksimalisht dhe absolutisht nuk mendoj që duhet medoemos të jem e angazhuar muzikalisht pas 27 vitesh karrierë intensive.  

"Jam e vetmja që besoj se i kam dhënë të gjitha provimet që janë kërkuar nga unë kur flasim për muzikën, pa pasur asnjë borxh ndaj askujt. Unë nuk kam votën e qytetarit të ndihem e obliguar, por dashurinë e miqëve. Për këtë arsye do të jap maksimumin që këtë viti të sjellë një bashkëpunim muzikor", për të cilin mendon se do të jetë një bombë e vërtetë në muzikën shqiptare.
Në pyetjen se cka i shkon në mendje kur thuhet “Kosovë”, ajo është ëprgjigjur prerë:
Gjak dhe mjaltë!  Vendi i cili nuk më ka dhënë asnjë rrogë për 27 vite punë, por më ka dhuruar hyjnoren e një dashurie pa fund të kosovarëve, dashuri altruiste e cila nuk blihet me asgjë.

Ajo ka shumë dashuri tjera përpos muzikës: shkrimin, politikën, një pasion të çuditshëm ndaj armëve, kryesisht thikave për të cilin passion beson se është pasojë e kohës në të cilën është rritur, pastaj aktrimin si një ‘dashuri të fshehtë’ etj.
Këshillën më të mençur që ka marrë nga dikush Adelina e konsideron atë të mamit saj, Mones që citon t’i ketë thënë se 
“duhet të bëjë atë që ia do zemra ngase në fund do të jesh vet ti ajo që do të gjykohesh nga vetja yte”
Raportet me duhanin i konsideron të shkëlqyeshme. “E konsumoj, më do dhe e dua”, thot ajo.
Ndërsa tri gjërat e fundit që do t’i blente me të hollat e fundit në kartelën e saj do të ishin:
Libri i fundit i Coelho-s apo Kadaresë, kremi i fundit i “Chanel” dhe një dhuratë për ata që i do.

Diva konsideron se një femër patjetër duhet të provojë në jetën e saj ‘dashurinë pa kushte’.
Adelina ka shpalos edhe disa dhunti që e karakterizojnë e që nuk i ka zbuluar më parë, së paku për publikun e gjërë: Ajo duke qeshur ka thënë se mund të ekzekutojë në piano mbrapsht dhe në baste elektorale politike gjithmon mund t’ia qëllojë se kush dhe ku do të fitojë...! 

0 comments:

Post a Comment