9.3.14

Nxënëses së kasës VI-të Phylis nga SHBA-të i interesonte një çështje, prandaj ia dërgon pyetjen shkencëtarit të madh, Albert Einstein. 
- Einstein i përgjigjet pas pesë ditësh vogëlushes, duke e befasuar për të mirë këtë nxënëse.
- Në vazhdim ua postojmë letrën e saj dhe përgjigjen, që është botuar në librin: “I dashuri profesor Einstein: Letrat e Albert Einsteinit për fëmijët dhe nga fëmijët”, shkruan 'Huffington Post.'
Letra nga Phyllis, 19 janar 1936

I nderuar Dr. Einstein, Ne kemi një pyetje: A luten shkencëtarët gjatë të dielave? Gjithçka fillon me pyetjen se a mund të besojmë në të njëjtën kohë në shkencë dhe në fe. Po i shkruajmë shkencëtarëve dhe personave tjerë të rëndësishëm për të marrë përgjigje për pyetjen tonë. Do të ishim të nderuar nëse përgjigjeni në pyetjen tonë: a luten shkencëtarët dhe për çka luten?

Ne jemi nxënës të klasës së gjashtë, tek mësuesja Ellis.
Sinqerisht,
Phyllis



E nderuara Phyllis,

Unë do të përpiqem t’i përgjigjem pyetjes suaj, më së thjeshti që mundem. Ja përgjigja ime.

Shkencëtarët besojnë se çdo shfaqje, përfshirë edhe marrëdhëniet njerëzore, janë pasojë e ligjeve të natyrës. Prandaj, shkencëtari nuk mund të besojë se rrjedha e ngjarjeve mund të ndikohet nga lutja, pra, nga dëshira e manifestuar mbinatyrore.

Megjithatë, duhet të pranojmë se njohuritë tona të tashme për këto forca nuk janë të përkryera, kështu që në fund, besimi në ekzistencën e përfundimtares, shpirtit ultimativ, bazohet në një besim. Këto besime mbesin të përhapura edhe me të arriturat e tashme në shkencë.

Gjithashtu, të gjithë ata që merren seriozisht me shkencë, janë të bindur se një shpirt është manifestim i ligjeve të gjithësisë, i tillë që është shumë më superior se njeriu. Në këtë mënyrë, studimi i shkencave na sjellë drejtë ndjenjës fetare të llojit të veçantë, që është shumë më ndryshe nga besimi i dikujt që është më laik.

Përshëndetje të ngrohtë,

I juaji A. Einstein

Derisa letra nuk zbulon pikëpamjet personale të Einsteinit për fenë, ai në mënyrë brilante arrin të kap sensin sublim të hamendjes se shkenca mund të evokojë në mënyrën që mund të përshkruhet si “fetare”.

0 comments:

Post a Comment