9.3.14

I njohur si “Tajsoni shqiptar” ka mundur së fundi ish kampionin botëror, Steve Herelius dhe sërish ndodhet para një meqi të rëndësishem. Boksieri me qëndrim në Zvicër, Nuri Seferi do të boksojë më 11 prill në Berlin, në sallen e njohur “Berliner Universal Hall”. Këtë e ka konfirmuar për mediet gjermane promotori i tij nga Hamburgu, Erol Ceylan.

“Jemi duke negociuar me promotorë të njohur ndërkombëtarë që t`i mundësojmë Seferit 37 vjeçarë një shans serioze”, citohet të ketë thënë Ceylan. Boksieri shqiptar kërkon prej vitesh një meq revanshi kundër Marco Huck-ut, i cili e kishte mundur pikë në vitn 2006. Me atë rast Nuriu ishte ngjitur në ring përkundër faktit se e kishte të lënduar shpatullën dhe nga fundi i luftës nuk ia kishte dale t’u përballonte pasojave të lëndimit.

Më 11 prill në Berlin Seferit duhet t`i sigurohet një kundërshtar i fortë. “Ne do ta transmetojmë duelin live në “Eurosport”, shkruan Boxen Heute Magazin. “Nuri Seferi do të kryqëzojë dorëzat me një boksier me nam, në mënyrë që të sigurojë një pozicion më të lartë në ranglistë ndërsa hollësitë do të bëhen të njohura gjatë javëve që vijnë”, ka thënë Ceylan.

0 comments:

Post a Comment