9.3.14

 Performansat e tij të suksesshme në Australi nuk kanë të ndalur. Këtë herë ai ka shënuar dy gola në fitoren e Brisbane përballë Adelaide 2-1. 



Berisha kaloi në epërsi vendësit në minutën e 22', kur pas një asistimi nga McKay, mposhti portjerin Galekovic. Sulmuesi kosovar i cili do të kaloj tek Melbourne sezonin e ardhshëm, shënoi super gol nga distanca për 2-0, ndërsa mysafirët kanë arritur vetëm të ngushtojnë rezultatin me golin e nderit në sekondat e fundit. 
Skuadra e Berishës, Brisbane Roar ngritet në kuotën e 44 pikëve si lider në A - League, duke lënë prapa me dhjetë pikë përcjellësin e parë WS Wanderers

0 comments:

Post a Comment