9.3.14

Dritero Agolli - poezi


E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura,
mos ma kujto!
Për shembull, më pe me duar të lidhura,
mos ma kujto!
Për shembull pësova diku një disfatë,
mos ma kujto!
Dhe gjumi s'më zinte me dite e me natë,
mos ma kujto!
Për shembull më pe duke ecur e lotuar,
mos ma kujto! Mbështetur pas murit me zemër të vrarë,
mos ma kujto!
E shkuara ka orë dhe caste te hidhura,
mos ma kujto!
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura,
mos ma kujto!


0 comments:

Post a Comment