25.5.14

Një gol  fantastik me gërshërë në minutën e pestë të sfidës dhe një paraqitje mbresëlënëse e futbillistit Kosovar, Lorik Cana, jo vetëm që i ka siguruar tri pikë të vlefshme Lazios në luftë për të siguruar një vend që do ta dërgonte në UEFA League, por duket që ka joshur edhe trajjnerin e Manchester UTD-së, David Moyes  që të shfaqë hapur qëllimin që ta ketë në skuadër.

Pas largimit nga skuadra të Nemanja Vidic, duket që Cana do të ishte një zgjidhje perfekte për t’u komponuar me skuadrën e Moyesit. Duke pas parasysh se Cana herë – herë shquhet me afinitetet e tij për të shënuar, si dhe lojën tejet agresive e të vendosur në repartin defansiv, pikërisht një lojtar me kualitete të tij duket që u mungon “Djajve të kuq” të cilët e kanë vënë “nën vëzhgim” për ta nagazhuar sezonin e ardhshëm.

Së paku kështu është publikuar në faqen “Sportdirectnews”, ku emri i Canës është njëri nga lojtarët e listës së ardhshme të Moyesit. Nëse Lorik Cana do t’i bashkohej gjigantit anglez, padyshim se tifozëria shqiptare në mbarë kontinentin e vjetër, vëmendjen e tyre do të fokusonte pikërisht  në Manchester, edhe atë  për shumë arsye, por mbi të gjitha për shkak se do të luanin së bashku dy Kosovarët e preferuar, (Cana dhe Januzaj), tek skuadra me tifozërinë më të numërt në botë, mbi 700 milionë në të gjitha kontinentet.

Pavarsisht se deri në përfundim të këtij sezoni kur pritet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, do të mbushë 32 vite, përvoja e tij nëpër skuadra të mëdha ka ndikuar që afinitetet e tij prej lideri t’i lakmojnë edhe gjigantët e futbollit sic është Manchester UTD.
Madje Cana është mjaft i njohur në futbollin anglez. Ai gjatë sezonit 2009 – 2010 ka bartur barrën kryesore tek skuadra e Sunderlandit prej nga ishte transferuar në Turqi.
Xh. V.

0 comments:

Post a Comment