25.5.14

Selektori amerikan, me origjinë gjerman(e), Jurgen Klinsman, ka lënë jashtë liste futbollistin më të mirë, London Donovan!
Trajneri i përfaqësueses së ShBA-vë në futboll, gjermani Jurgen Klinsman, ka caktuar formacionin amerikane që do të përfaqësoj fuqinë numër 1 ekonmike, poltike e ushtarake në botë, por jo edhe në futboll.

Ai ka bërë publike listën më 23 emra të ekipit kombëta, por me një vendim të papritur e të befasishëm për amerikanët, duke lënë jashtë golëshënuesin më të mirë, London Donovan.
Donovan shpresonte të ishte pjesë standarde e ShBA-ve edhe këtë vit, për herë të katër në Kampionat Botëror, por trajneri Jurgen Klinsmann vendosi që të mos e përfshinte sulmuesin 32 vjeçar, së bashku me 6 lojtarë tjerë standard, të cilët ishin supozuar si të pashmangshëm nga lista.
Klinsmann e ka quajtur këtë vendim nga më të vështirët e karrierës së tij si trajner. Ai ka theksuar se mendon që disa lojtarë të tjerë ishin “pak më të përgatitur” sesa Donovan.
        
Andon Donovan ka qenë figura më respektabile e futbollit në Shtetet e Bashkuara, gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai ka shënuar 57 gola në 156 ndeshje ndërkombëtare, madje duke sjellur disa nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit të ShBA-ve përfshirë lojën në çerekfinale të Botërorit të vitit 2002 në Korenë e Jugut.
Vet Donovan, në profilin e tij në facebook ka shfaqë hapur zhgënjimin e tij pasi nuk ishte përfshirë në skuadrën e Botërorit për këtë vit, por ka theksuar se vazhdon të jetë i përkushtuar për “forcimin e futbollit në Shtetet e Bashkuara, në vitet në vazhdim”. ShBA-të bëjnë jesë në grupin G së bashku me Gjermanin, Portugalinë dhe Ganen.

Lista e lojtarëve të ShBA-ve:

Portierë: Brad Guzan (Aston Villa), Tim Howard (Everton), Nick Rimando (Real Salt Lake)

Mbrojtës: DaMarkus Beasley (Puebla), Matt Besler (Sporting Kansas City), John Brooks (Hertha Berlin), Geoff Cameron (Stoke City), Timmy Chandler (Nürnberg), Omar Gonzalez (LA Galaxy), Fabian Johnson (Borussia Mönchengladbach), DeAndre Yedlin (Seattle Sounders FC)

Mesfushorë: Kyle Beckerman (Real Salt Lake), Alejandro Bedoya (Nantes), Michael Bradley (Toronto FC), Brad Davis (Houston Dynamo), Mix Diskerud (Rosenborg), Julian jeshil (Bayern Munich), Jermaine Jones (Beshiktas ), Graham Zusi (Sporting Kansas City)


Sulmues: Jozy Altidore (Sunderland), Clint Dempsey (Seattle Sounders FC), Aron Johannsson (AZ Alkmaar), Chris Wondoloëski (San Jose Earthquakes)./Kult-Info.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment