25.5.14

Ata janë vendosur në Hotel “Swiss Diamond”, ndërkaq nesër (sot) pritet të zhvillojnë një stërvitje për t’u adaptuar me klimën dhe ambientin.


Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë duket se as për së afërmi nuk do t’i plotësojë nevojat me kapacitetin e tij prej pak më shumë se 17 mijë ulëseve, krahasuar me interesimin e madh që është duke mbretëruar për ndeshjen e parë historike të përfaqësueses së Kosovës kundër Haitit. 




Ndeshja e nesërme ka nxituar tifozët në cdo cep të Kosovës që të gjurmojnë për gjetjen eventuale të një bilete, ndonëse ato janë shituar qysh ditën e parë, madje brenda disa orëve. Mësohet se në tregun e zi ato arrijnë shuma të larta për standardin tonë, deri në 70 euro.



Selektori  Albert Bunjaku, sot ka mbajtur stërvitjen e dytë  me të ftuarit e përfaqësueses dhe është shprehur optimist para ndeshjes. Numri prej 24 futbollistëve, kryesisht nga vendet skandinave, dominojnë listën e tij.  Cdo gjë është gati sa i përket stadiumit, ndërkohë që futbollistët e grumbulluar, pavarsisht një agjende strikte, kanë gjetur kohë të mjaftueshme edhe për aktivitete dhe shoqërim me të afërmit dhe miqtë. Nga lista që është bërë publike, tanimë dihet se vetëm Mushica nga “Raiffeissen superliga” është pjesë e saj.
Të përkujtojmë se në vigjilie të takimit historic, Kosovë - Haiti, kohë më pare, Qeveria e Republikës Kosovës ka ndarë 75 mijë euro, enkas për përgatitjet për këtë ndeshje.

Fitbollistët e Kombëtares së Kosovës të ftuar nga përzgjedhësi, Albert Bunjaku:
Portierët: 
Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Julian Bibelaj.

Mbrojtës: 
Avni Pepa, Lorent Sadiku, Lum Rexhepi, Shkodran Metaj, Zymer Bytyçi.

Mesfushorë: 
Ardian Gashi, Anel Rashkaj, Fanol Prededaj, Enis Alushi, Liridon Krasniqi, Kristian Nushi, Enis Bunjaku, Faton Toaki, Shpëtim Hasani, Flamur Kastrati.

Sulmues: 
Albert Bunjaku, Ilir Azemi, Alban Bunjaku, Bersant Celina.

0 comments:

Post a Comment