25.5.14

Nga ditari i Woody Allen: Shënimet e një regjisori nga shesh-xhirimi.
Aktorë të irritur, incidente, keqkuptime dhe dëshira të lindura në disa javë shkëputje nga pjesa tjetër e botës. Regjisori i njohur amerikan Woody Allen ka shkruar një ditar për realizimin e tij “Vicky Cristina Barcelona”.  Të fshehtat e Allen në një ditar të shkruar për “New York Times.
2 Janar
Mora një ofertë për të shkruar dhe drejtuar një film në Barcelona. Duhet të bëj kujdes. Spanja ka shumë diell dhe unë mbushem gjithë quka. Edhe përsa u përket parave nuk është ndonjë fitim i madh, por agjenti im arriti t’u rrëmbente 1/10 e 1% të të gjitha fitimeve që do të vijnë nga filmi pasi të ardhurat të kenë kaluar cakun e 400 milionë dollarëve më shumë se shpenzimet. Nuk kam asnjë ide për Barcelonën. Madje nuk arrij as të ricikloj historinë e dy hebrenjve të Hackensack, New Jersey, të cilët vendosen në një shërbim balsamosjeje me korespondencë.

5 Mars
U takova me Javier Bardém dhe Penélope Cruz. Ajo është magjepsëse dhe më seksi nga ç’e kisha imagjinuar. Gjatë takimit m’u ndezën pantallonat. Bardém është një nga ata talentet e fshehur që presin vetëm të zbulohen nga unë.

2 Prill
Rolin ia ofrova Scarlett Johansson. Më tha që para se të pranonte, skenari duhet të aprovohet nga agjenti i saj e më pas e ëma, pas së cilës është shumë e lidhur. Pas kësaj duhet ta aprovojë dhe e ëma e agjentit. Gjatë kohës që ishim në tratativa ndryshoi agjent, pastaj edhe mamatë. Ka talent të madh, por me raste është pak e nervozuar.

1 Qershor
Mbërrita në Barcelonë. Akomodim i klasit të parë. Hotelit i kanë premtuar një gjysmë yll për vitin që vjen nëse gjatë kësaj kohe do të kenë instaluar ujin e rrjedhshëm.
5 Qershor
Xhirimet filluan me disa vështirësi. Rebecca Hall, përveçse moshës së re të saj dhe faktit që ky është roli i saj i parë i rëndësishëm, ka karakter më të vështirë se sa e kisha menduar dhe më përzuri nga seti i xhirimit. Ja shpjegova se regjisori duhet të jetë i pranishëm për të xhiruar filmit, por edhe pse u përpoqa, nuk arrita ta bindja. M’u desh të vishesha si djemtë e shërbimeve me motorr që të hyja vjedhurazi në shesh-xhirim.

15 Qershor
Më në fund puna po ecën. Sot xhiruam një skenë të nxehtë dashurie mes Scarlett dhe Javier. Nëse do të kishte qenë për disa vite më parë, skenën e Javier do ta kisha bërë unë. Kur ia tregova këtë Scarlett-it, ajo më tha: “Ah”, me një ton enigmatik. Scarlett arriti me vonesë në set. E qortova ashpër, duke i shpjeguar se nuk do ta toleroja apatinë te aktorët e mi. Ajo më dëgjoi duke më respektuar edhe pse ndërsa flisja m’u duk sikur pashë që ngrinte volumin e iPod-it të saj.
20 Qershor
Barcelona është një qytet i mrekullueshëm. Kur xhirojmë skenat na shoqëron gjithnjë një turmë e madhe kuriozësh. Për fat e kuptojnë që nuk kam kohë të firmos autografe dhe shqetësojnë vetëm aktorët. Më vonë shpërndava foto në formatin A4, ku jam unë duke i shtërnguar dorën Spiro Agnew, duke qenë i gatshëm edhe t’i firmos, por tashmë turma kishte humbur.

26 Qershor
Xhirime në Sagrada Familia, kryevepra e Gaudit. Mendova se kam shumë të përbashkëta me arkitektin e madh spanjoll. Që të dy e sfidojmë harmoninë, ai me arkitekturat e tij turbulluese, unë duke veshur një grykëse me dizenjon e një aragoste nën dush.
30 Qershor
Shërbyesit e përditshëm duken të mirë; ideja e Javier-it për të shtuar një skenë madhështore të pushtimit marsian, me mijra kostume të çuditshëm dhe disqe fluturuese të komplikuar, nuk m’u duk kushe e di se çfarë, por gjithsesi vendosa ta xhiroja për t’i bërë qejfin. Do ta heq në sallën e montazhit.

3 Korrik
Scarlett erdhi sot te unë me një nga ato pyetje që bëjnë gjithnjë aktorët “Cili është motivimi im”. Iu përgjigja: “Rroga jote”. Ajo m’u përgjigj: po, në rregull, por kam nevojë për më shumë motivim që të vazhdoj. Rreth trefishin. Përndryshe nisem,-filloi të më thoshte. Vendosa të shihja blofin e saj dhe ika unë i pari. Pastaj u nis ajo. Në atë pikë ishim pak larg dhe duhet të shtriheshim pak që të dëgjoheshim. Pastaj kërcënoi se do të braktiste anijen. E braksisa edhe unë dhe shpejt u gjendëm në një rrugicë qorre. Aty takova disa miq e shkuam të gjithë për të pirë. Natyrisht që në fund më takoi mua për të paguar.

15 Korrik
M’u desh sërish të ndihmoja Javier-in me skenat e seksit. Skenari parashikonte që ta shtrinte Penélope Cruz, t’i griste rrobat e trupit dhe ta përdhunonte në dhomën e gjumit. I dhanë Oscar, por për skenat e seksit i duhet dikush që t’i tregojë se si bëhen. E kapa Penelopën dhe me një lëvizje të shpejtë ia grisa rrobat. Fati e deshi që të mos e kishte veshur ende kostumin e skenës. Kështu, ajo që bëra copë ishte fustani i saj i shtrenjtë i mbrëmjes. Gjakftohtë, e shtriva përtokë përballë krevatit dhe u hodha sipër saj. Ajo e pafytyra u rrotullua dhe iku tej pak sekonda para se unë të ulesha mbi të, duke më shkaktuar thyerjen e disa dhëmbëve në pllakat e dyshemesë. Me një dentist të zotin, brenda gushtit mund të filloja të haja ushqim të fortë.
30 Korrik
Shërbyesit duken me të vërtetë fantastik. Ndoshta është shumë herët të fillojmë të mendojmë për fushatën publicitare për Oscar. Por nëse shënoj disa gjëra për fjalimin e falenderimeve do të më kursejë ca kohë më vonë.
3 Gusht
Mendoj se është një nga disfavoret e zanatit. Një regjisor është mësues, në një pjesë shtrydhës truri, me pjesë figurë atërore dhe në një pjesë tjetër mjeshtër shpirtëror. Është për t’u habitur se si me kalimin e javëve Scarlett dhe Penelope, që të dyja gatuan për mua? Brishtësia e zemrës femërore. Shoh që Javier-i i shkretë më sheh me zili ndërsa aktoret më “përlajnë” me sy. Ia shpjegova djaloshit se dëshira e shfrenuar për një ikonë të kinemasë, veçanërisht i prirur të ketë ngërdheshjen e ftohtë të zotërimit të vetes, është diçka për të cilën duhet pritur. Kur mbërrita në mëngjes në shesh-xhirim i larë dhe i parfumosur, mes Scarlett-it dhe Penelopës plasi një zënkë virtuale për zotërimin e trupit tim. Nuk më pëlqen ta përziej punën me kënaqësinë, por për ta çuar filmin deri në fund, ndoshta do të jem i detyruar të ngop dëshirën e të dyjave, me turne. Mund t’i lë Penelopës të mërkurën dhe të premten, duke plotësuar dëshirat e Scarlett-it të martën dhe të enjten. Kështu, e hëna do të mbesë e lirë për Rebekën, të cilën e ndalova në kohë para se të tatuonte emrin tim në kofshën e saj. Sapo të mbarojnë xhirimet do të shkoj të pi një gotë birrë me femrat e kastit dhe do të stabilizoj disa rregulla të bazës. Ndoshta sistemi i vjetër i gënjeshtrave do të funksionojë.
10 Gusht
Sot e drejtova Javier-in në një skenë emocionale. M’u desh t’i lexoja pjesën e tij për t’i treguar se si ta recitonte. Mjafton që të më imitojë. Nëse provon të recitojë në kokë të tij, për një minutë dështon. Pastaj fillon të qajë dhe pyet se si do të vazhdojë të jetojë kur unë të mos jem më regjisor. Mundohem t’i shpjegoj me vendosmëri se duhet të bëjë më të mirën pa mua dhe të përpiqet të kujtojë sygjerimet e mia. I shërbeu për t’i ngritur moralin: e kuptova sepse pasi u largova nga baraka e tij, dëgjova se bashkë me miqtë po qeshte me të madhe.
 20 Gusht
Bëra dashuri njëkohësisht me Scarlett dhe Penelopën me qëllim që të ndjeheshin mirë. Kjo gostitje treshe më dha një ide të madhe për pikën kulmore të filmit. Rebecca vazhdonte të trokiste në derë dhe më në fund e lash të hynte, por këta shtretërit spanjoll janë shumë të vegjël për katër veta. Kur u ngjit edhe ajo lart, unë vazhdoja të isha i shtrirë për tokë. Sot është fundi i produksionit. Festa e lamtumirës si gjithmonë është pak e trishtuar. Kërceva një vallëzim të ngadaltë me Scarlett. I dërmova një gisht. Nuk ishte faji im. Solla ndër mend kur më gjunjëzoi nga pas për kapelen.
25 Gusht
Penélope dhe Javier mezi presin të punojnë sërish me mua. Më thanë se “nëse ke një tjetër skenar, mundohu të na llogarisësh”. Dolli lamtumire me Rebekën. Të gjithë ata të kastit dhe trupës kishin mbledhur lekë dhe më dhuruan një stilolaps. Vendosa ta titulloja filmin “Vicky Cristina Barcelona”. Shefat e produksionit panë gjithë xhirimin. Me sa duket u pëlqeu marrëzisht, pamje pas pamje: për herë të parë po mendojnë për një lebroz. Eh, fuqi do të thotë vetmi.
 E kapa Penelopën dhe me një lëvizje të shpejtë ia grisa rrobat. Fati e deshi që të mos e kishte veshur ende kostumin e skenës. Kështu, ajo që bëra copë ishte fustani i saj i shtrenjtë i mbrëmjes. Gjakftohtë, e shtriva përtokë përballë krevatit dhe u hodha sipër saj. Ajo e pafytyra u rrotullua dhe iku tej pak sekonda se unë të ulesha mbi të, duke më shkaktuar thyerjen e disa./milosao/Kult-Info.Xh.V.
https://www.youtube.com/watch?v=LcysUL6Zp-0

0 comments:

Post a Comment