11.3.14

Është e vështirë për të besuar, por një numër i telefonit VIP së bashku me pakon përcjellëse të kompanisë së telefonisë mobile Etisalat në Emiratet e Bashkuara të Arabisë, është shitur për hiç më pak se dy milionë dollarë. 

Numri i telefonit 7777-7777 i kushtoi blerësit i cili nuk u identifikua me 2.1 milionë dollarë. Çmimin e ka ngritur si duket e ka ngritur bestytnija se numri 7 sjell fat por edhe pakoja joshëse që erdhi me këtë numër e që i mundëson pronarit të tij biseda telefonike pa pagesë në kohëzgjatje prej 22.500 minutash dhe mundësine për po aq mesazhe. Me fjalë të tjera një pako telefonike VIP e cila rëndom blehet me 230 dollarë, kësaj radhe u ble në ankand për çmimin 100 herë më të madh se ai i rëndomti./infoglobi/

0 comments:

Post a Comment