11.3.14

Gerardo Martino spekulohet se i ka ditët e numëruara në postin e trajnerit të Barcelonës. Ai pritet të largohet nga detyra në fund të sezonit. Kush janë kandidatët për pasardhës të tij?
Barcelona gjatë këtij sezoni nuk ka shfaqur vazhdimësi të mirë dhe lojën e saj me të cilën në të kaluarën ka dominuar ndaj kundërshtarëve.
Shih për këtë, kohëve të fundit qarkullojnë spekulime se Gerardo Martino do të largohet nga posti i trajnerit në fund të këtij sezoni.
Po ashtu, tani kanë filluar të qarkullojnë emra të atyre që të mund të ishin pasardhës të strategut argjentinas në bankinën e gjigantit nga “Camp Nou”.
Sipas medieve katalane, cak i drejtuesit të Barcelonës është trajneri i tanishëm i Ajaxit, Frank de Boer, por përmenden edhe emrat tjerë, si ai i menaxherit të Arsenalit, Arsener Ëenger, por edhe selektorit të Brazilit, Luiz Felipe Scolari.
De Boer, në karrierën e tij si futbollist ka bartur fanelat e Ajaxit dhe Barceklonës, duke luajtur nga viti 1998 deri më 2003.

De Boer po ashtu është përmendur edhe si kandidat për pasardhës të Ëalter Mazzarit në bankinën e Interit.

0 comments:

Post a Comment