11.3.14

Kjo thirrje për të pranuar Kosovën me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA është bërë sot në ndeshjen e së tetës finales mes Bayern Munich dhe Arsenal. 
Mbase edhe mund të kenë qenë simpatizues me origjinë shqiptare, por jehona e thirrjeve që të pranohet Kosova në familjen e madhe botërore të futbollit, padyshim se po jep rezultatet e saj.  
Një mesazh me këtë moto u është dërguar edhe sot faktorëve relevant, madje në ndeshjen më të rëndësishme të ditës, në njërin nga stadiumet më spektakulare të kohës moderne, në ndeshjen e dy gjigantëve të kontinentit të vjetër, atë mes Bayern Munich dhe Arsenal, në kuadër të së tetës finales, nën përcjelljen e qindra miliona shikuesëve përmes kanaleve në të gjitha kontinentet.
Ky mesazh ka kohë që u dërgohet FIFA-s dhe UEFA-s dhe ka pasur efektet e saj, por neglizhenca dhe hezitimi i drejtuesëve të këtyre asociacioneve respektabile të futbollit botërorë, ka nxitë aderuesit e sportit më të popullarizuar, futbollit, që këtë herë të apelojnë dhe proklamojnë me thirrje më ndryshe: “Thuaj JO racizmit, thuaj PO Kosovës”.
Ky ishte mesazhi në pankarten e shpalosur në “Alianz Arena” nga tifizëria e Bayern Munich, me të cilin edhe një herë është bërë thirrje te instancat vendimmarrëse që Kosova të pranohet me të drjeta të plota në FIFA dhe UEFA. 
Padyshim se një merita të vecanta për sensibilizimin e futbollit Kosovës kanë yjet e shumta nga Kosova që janë pjesë e skuadrave të mëdha nëpër europë, e në këtë rast, padyshim se më i merituari është lojtari gjilanas, Xherdan Shaqiri, anëtar i skuadrës më të mirë të planetit, tonë, Bayern Munich.

0 comments:

Post a Comment