11.3.14

Pjesën më të madhe të jetës sime brenda e kam kaluar në një dhomë që përmban gjashtë mijë libra dhe unë kam një përgjigje të gatshme për pyetjen e pandryshueshme të të panjohurve. “A i ke lexuar të gjitha këto libra? ” Disa prej tyre dy herë ”. Kjo përgjigje është e vërtet dhe e papritur.
Natyrisht se nuk ka miq si të gjallët, me frymëmarrje, gra dhe burra, prandaj përkushtimi im për libra asnjëherë nuk më ka bërë të tërhiqem nga bota. Si ka qenë e mundur? Librat janë nga njerëzit, me njerëzit dhe për njerëzit.


William Lyon Phelps
6 prill 1933

Shprehia e leximit është një prej burimeve më të mëdha të njerëzimit dhe neve na pëlqen leximi i librave tona më shumë se i atyre të huazuara. Një libër i huazuar është si një mysafir në shtëpi, duhet të trajtohet me përpikmëri, me një kujdesje të caktuar formale. Duhet të kujdesesh, që mos të dëmtohet, nuk guxon të vuajë, nuk guxon ta shkarravitësh, nuk guxon t’i përmbysësh faqet, nuk guxon ta përdorësh me parregullsi. Dhe pastaj një ditë, edhe pse shumë rrallë ndodh, duhet ta kthesh. 
Mirëpo librat e tu, të takojnë ty dhe ti i trajton ato me atë dashuri intime, që asgjëson formalitetin. Librat janë për shfrytëzim, jo për vitrina, nuk duhen poseduar libra, që frikësohesh t’i shënosh, apo frikësohesh t’i vendosësh në tavolinë të hapur dhe të kthyera mbrapsht.

Arsye e mirë për të nënvizuara fragmentet e preferuara është, se ky zakon të mundëson të mbash mend më lehtë thënie rëndësishme, për t’i gjetur më lehtë dhe në vitet e mëvonshme është sikur të vizitosh pyllin ku njëherë ke lënë gjurmë. Ke kënaqësinë që të shkosh në të kaluarën dhe t’i kujtosh ato pamje të mendjes si dhe vetveten e mëhershme.

Secili duhet të fillojë mbledhjen e një biblioteke private qysh në rini. Instikiti i pronës private, që është themelor përbrenda qenieve njerëzore, këtu krijohet me çdo përparësi dhe pa asnjë djallëzi. Njeriu duhet të ketë raftin e vet të librave, i cili nuk duhet të ketë dyer, dritare me xhama apo çelësa; ato duhet të jenë të lira si për duart ashtu edhe për syrin. Dekorimi më i mirë për murin janë librat, që janë më të llojllojshme në ngjyrë dhe pamje se sa çdo lloj tapicerie, janë shumë më atraktive në dizajn dhe kanë përparësinë kryesore të të pasurit karakter të veçantë, kështu që kur je ulur në dhomë pranë oxhakut ti je i rrethuar me miqtë më të afërt. Dituria e çiltër që ke aty është shumë nxitëse dhe freskuese. Nuk ke nevojë t’i lexosh të gjitha.

Shumicën e jetës sime brenda e kam kaluar në një dhomë, që përmban gjashtë mijë libra dhe unë kam një përgjigje të gatshme për pyetjen e pandryshueshme të të panjohurve. “A i ke lexuar të gjitha këto libra ? ” “ Disa prej tyre dy herë ”. Kjo përgjigje është e vërtet dhe e papritur.
Natyrisht se nuk ka miq si të gjallët, me frymëmarrje, gra dhe burra, prandaj përkushtimi im për libra asnjëherë nuk më ka bërë të tërhiqem nga bota. Si ka qenë e mundur ? Librat janë nga njerëzit, me njerëzit dhe për njerëzit.

Literatura është pjesë e pavdekshme e historisë, është pjesa më e mirë dhe më e qëndrueshme e personalitetit. Mirëpo shoqëria e librit e ka këtë përparësi ndaj miqve të gjallë: ti mund të kënaqesh me shoqëritë më fisnike në botë sa herë që dëshiron. Njerëzit e mëdhenj, që kanë ndërruar jetë, janë përtej prekjes tonë, ndërsa të gjallët e mëdhenj janë zakonisht gati po kaq të paqasshëm: sa i përket miqve personalë dhe atyre që njohim nuk mund t’i shohim gjithmonë. Ndoshta janë në gjumë apo larg në ndonjë udhëtim. Mirëpo në bibliotekën private ti në çdo kohë mund të bisedosh me Sokratin ose Shekspirin, Karlailin ose Dumasin, Dikensin ose Shoun, Berrin ose Golsuorthin. Dhe, nuk ka dyshim, se në këto libra e sheh më të mirën e tyre për të argëtuar ty, për të lënë përhtypjet më të mira. Ti je i nevojshëm për ata sikurse një audience për aktorin: vetëm se në vend, që t’i shohësh të maskuar, ti i sheh ata në thellësinë më të madhe të zemrës së tyre.

0 comments:

Post a Comment