13.3.14

N’mbramjen e hershme
Midis errësirës së pafundme
Shpirti im udhëtoi deri n’pambarim

Nëpër kohën e shkuar
Të tashmen e hidhur
E në të ardhmen ëndërrimtare

I gjeta kujtimet n’sirtarin e mbyllur me dry
Edhe idhësia e tyre ishte me e bukur,
sepse ishin dje...

E sotmja e mjegullt,
po sillej vërdallë si xhelati para vdekjes,
më shikonte me sy përcëllues...




E nesërmja ma ngjalli frikën,
Pashë andrrat më të bukura dhe më të trishta
Sapo desha të isha e lumtur, ma vodhën nga duart atë

U ktheva duar boshë
S’desha më tepër asnjë mendim
Le të ndodhë çka të ndodhë

Të jetojmë për një kujtim...!

Dituri Neziraj

0 comments:

Post a Comment