13.3.14

Produksioni i filmit me renome botërore, 20th Century Fox, ka blerë të drejtat e shfrytëzimit të këngës “Natën”, si kolonë zanore për filmin e ri “Let’s Be Cops”.


Telegrafi ka mësuar nga burime të sigurta se kënga e titulluar “Natën” nën interpretim të Dren Abazit, është përzgjedhur si më e mira për filmin e 20th Century Fox në konkurrencë me dhjetëra këngë të tjera botërore.
20th Century Fox pas përzgjedhjes që bëri kompania “Visions from the Roof” vendosi të blente të drejtën e shfrytëzimit të këngës për filmin e ri hollywoodian, “Let’s Be Cops” ku rolin kryesor e ka aktori amerikan, Andy Garcia.
Është hera e parë që një këngë moderne shqiptare bëhet pjesë e një prej filmave hollyëoodianë, ndërsa gjithë çka ka mbetur tani është që vet këngëtari ta konfirmojë lajmin dhe ta presim filmin. 
Burimi: Telegrafi.com

0 comments:

Post a Comment