13.3.14

Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur një pozitë më lartë në rënditjen e FIFA-s, e cila ëshë bërë publike para një ore. Në rangimin e muajit shkurt, kuqezinjtë e Gianni De Biasit pozicionoheshin në vendin e 55-të, ndërsa sot në vendin e 54-të, duke lënë pas kombëtare si: Norvegji, Paraguaj apo Korenë e Jugut.

Zvicra ka zbritur nga pozita e gjashta në ranglistën e publikuar në muajin shkurt, një pozitë më poshtë, duke u parakaluar nga Uruguaji, ndërsa Italia ruan vendin e tetë.

Katër vendet e para janë të njëjtat si më parë: Spanja kryeson pas muajsh, madje vitesh të tëra, e ndjekur këmba këmbës nga Gjermania, Argjentina dhe Portugalia. 

Me një vend është rritur edhe Belgjika, duke nxjerrë kombëtaren e Holandes nga pozita e dhjetë për të hyrë vet në mesin e Top 10-shes sipas FIFA-s.


Xh.V.

0 comments:

Post a Comment