14.3.14

Ka mjaftuar që Zlatan Ibrahimoviq të ‘hedh pak kajde’ me oreksin dhe mënyrën e përgatitjes së ushqimit për të ndikuar që menagjmenti i skuadrës të intervenojë menjëherë të pushojë nga puna dy kuzhinierë të skuadrës.

"Le Parisien" ka njoftuar se Ibra kishte kritikuar shijen e gjellërave dhe kishte vendosur të angazhonte kuzhinier personal, por skuadra , pa vonuar ka reaguar, duke zëvendësuar dy punëtorët për kuzhinë të autorizuar!

Suedezi i natyralizuar është i njohur për influencën e tij te PSG, por sukseset dhe produktiviteti i tij në lojën dhe rezultatet e skuadrës kanë ndikuar drejtuesit në “Parkun e Princave” t’ia ruajnë gojën kur fletë. Shih për këtë, është e paimagjinueshme të mos merren në konsideratë vërejtjet e tij, edhe atë jo vetëm në strategjinë e lojës, e cila tanimë është e konceptuar e tëra në funksion të tij, por vërejtjet e tij merren seriozisht dhe janë vendimtare edhe në "magjen e gatesave" të skuadrës!

Xh.V.

0 comments:

Post a Comment