13.3.14

Nga data 15 dhe 16 mars, volejbollistët dhe volejbollistet e superligës së Kosovës startojnë me edicionin e ri pranveror të stinorit 2013/2014, në dy konrkurrencat.
Periudhën e pushimit dimëror, disa skuadra e kanë shfrytëzuar për përgatitje sa më të mirë dhe përforcime me lojtarë. Mësohet se përforcimet më interesante ka bërë KV “Skënderaj” në konkurrencën e femrave, duke aktivizuar dy lojtare nga Bullgaria, Kristina Dimitrova dhe Ilina Vasileva.
Kjo skuadër që mban pozitën e tretë në tabelë, këtë fundjavë do të udhëtojë në Gjilan ku do të takohet me liderin e renditjes tabelare, skuadrën e Drites, e cila, ndonëse nuk ka bërë përforcime, njihet si skuadër me traditë dhe shumë cilësore, ndaj kjo ndeshje cilësohet edhe si kryendeshje e kësaj jave. 
Orari i ndeshjeve të xhiros XI-të – Konkurrenca e meshkujve:
Xhiro e XI-të   15/16/mars/2014
Theranda - Luboteni         E Shtunë në ora 18:00 në Therandë,
Besa - Ferizaj    
Drenica- R&Rrukolli  e lirë
Xhiro e XI-të   15/16/mars/2014 (Konkurrenca e femrave)
Kastrioti – Flaka, E Shtunë, ora 15:00 në Ferizaj
Drita -  Skenderaj, E Dielë, ora 17:00 në Gjilan,

Univ. AAB  - Prishtina    

0 comments:

Post a Comment