1.3.14

Pas sfidës së Europa League, Napoli zbret në fushë për të sfiduar Livornon e vendit të fundit.


Skuadra e Benitez po zhvillon një sezon plot ulje ngritje dhe fitorja në transfertën do t’i ofronte më shumë siguri në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Në prag të kësaj sfide, tekniku spanjoll bën llogaritë me dëmtimet dhe intensitetin e ndeshjeve gjatë kësaj periudhe.
Pas muajit Janar e kemi forcuar shumë skuadrën që u përball me disa dëmtime të rëndësishme. Mungesa e Higuain do të peshojë shumë por ne jemi gati sepse stoli mund ta përballojë këtë boshllëk. Callejon, Pandev dhe Duvan janë në gjendje ta zëvendësojnë sepse kanë besimin tim maksimal.
Tani kemi më shumë alternativa. Mua më pëlqen të luaj shumë ndeshje dhe të kem shumë lojtarë në dispozicion. Në vijim, Benitez thur elozhe për atë që ka treguar skuadra e tij gjatë këtij sezoni. Nëse kujtojmë ndeshjen me Romën zhvilluam një lojë spektakolare.
Mbrohemi dhe sulmojmë mirë por nuk mund të presim nga sulmuesit që të kthehen përherë në zonën tonë sepse ajo që bëjnë më mirë janë golat. Unë dua që mbrojtja të gjejë vazhdimësi, ashtu si edhe sulmi. Shumë njerëz më kanë thënë se skuadra është përmirësuar ndjeshëm por jemi ende një grup i ri dhe kemi nevojë për kohë.

Një koment nga tekniku i kaltër edhe për sfidën e radhës në Livorno. Nuk duhet të mendojmë vetëm për rezultatin. Ndaj Swanseas nuk e patëm të lehtë, ashtu si ndaj Genoas. Gjithsesi, unë dua të këmbëngul për të vazhduar në rrugën që kemi nisur sepse tifozët dhe presidenti më mbështesin në çdo hap që hedh.

0 comments:

Post a Comment