1.3.14

Roger Federer ka befasuar qindra ekspertë që kishin parashikuar humbjen e tij, mijëra shikues të pranishëm, miliona shikues televiziv, madje edhe veten e tij kur ia ka dalë të rikthehet pas një loje histerike e të ngadalshme në setin e parë (3 : 6), për të fituar bindshëm setine dytë dhe tretë ndaj tenistit numër dy aktual në botë, serbit Novak Gjokoviq.
Edhe pse ishte favorizuar absolutisht nga ekspertët, Gjokoviq nuk ia ka dalë t’i kundërvihet sulmeve urragane dhe lojës fenomenale të Zviceranit në finish të takimit të sotëm gjysmëfinal në “ETP Dubai 2014”.
Para këtij takimi Federer kishte një epërsi prej 16 – 15 fitore në ndeshjet e drejtpërdrejta mes tyre, në të gjitha turnetë, por kjo aspak nuk e favorizonte duke pas parasysh se Gjokoviq kishte fituar tri takimet e fundit, duke përfshi edhe finalen e “ETP World Tour”, në nëntor të vitit kaluar në Londër.

Kur në setin e parë Gjokoviq krijoi një epërsi të lartë, duke fituar madje tre gemat e parë, të gjithë mëndonin se do të kishte punë të lehtë dhe se fitorja e tij ishte e pakontestueshme. Por kështu nuk mendoi tenisti Zviceran Roger Federer, i cili, ndonëse humbi setin e parë (3 : 6), në setin e dytë u kthye në nivelin e një kampioni të vërtetë, duke entiusiazmuar miliona shikues në botë me lojën e tij të jashtëzakonshme në cdo cast dhe cdo pjesë të fushës. Ai fitoi setin e dytë (6 : 3) dhe hyri në setin e tretë i motivuar si asnjëherë më parë, duke e deklasuar tërësisht Gjokoviqin, madje duke fituar disa gema pothuajse të pamundshëm, për të përmbyllur setin e tretë me fitore  (6 : 2) dhe për t’i siguruar vetes finalen kundër tenistit nga Cekia, Tomas Berdych, i cili në ndeshjen tjetër gjysmëfinale ka mposhtur gjermanin Philipp Kohlschreiber,  2 : 0 (7-5; 7-5). Në anën tjetër, për Kohlscheiber ky është turneu i dytë radhazi që arrinë në gjysmëfinalefinale, por pa prekur ëndrrën e quajtur finale në “ETP Dubai 2014”. 


0 comments:

Post a Comment