1.3.14



“Varroseni trupin tim dhe mos më ndërtoni asnjë monument. M’i lini duart jashtë që njerëzit të kuptojnë se ai që fitoi botën, vdiq duarthatë.” 
(Aleksandri i Madh)

(“Bury my body and don’t build any monument. Keep my hands out so the people know the one who won the world had nothing in hand when he died.”)



***

Teksa gjendej i shtrirë në shtrat, në fazën e fundit të jetës, Aleksandri i Madh ftoi të gjithë gjeneralët e tij dhe u njoftoi atyre tri dëshirat e tij të fundit:

1. Të transportohet arkivoli im nga shpatullat e mjekëve më të mirë!

2. Thesarin që kam fituar (argjend, flori, gurë të çmuar, smeralde etj.) t’i shpërndajnë gjatë gjithë udhëtimit deri tek varri im!

3. Duart e mia dua të jenë në valëzim në ajër, jashtë arkivolit të ekspozuar e të shihen nga të gjithë!

Por, njëri nga gjeneralët e tij, i habitur nga dëshirat e pazakonta, pyeti Aleksandrin se cilat ishin arsyet?

… Dhe Aleksandri iu përgjigj:

1. Dua që mjekët më të ndritur të ngrenë nën supet e tyre arkivolin tim, që me këtë mënyrë të tregojnë se edhe ata, para vdekjes, nuk e kanë mundësinë të shërohen!

2. Dua që sipërfaqja e tokës të mbulohet nga thesari im, që të shikojnë të gjithë, se gjithçka që përfitojmë në këtë botë, mbetet po këtu!

3. Dua që duart e mia, të valëzojnë në ajër, që njerëzit të mund të shikojnë se vijmë me duar bosh dhe ikim me duar bosh, kur të mbarojë thesari më i shtrenjtë i kwsaj bote, e që është koha! Koha është thesari më i madh që kemi, sepse është e kufizuar. Mundemi të krijojmë para, të fitojmë kapital e thesare pa fund, por jo më shumë kohë. Kur i kushtojmë kohë një personi, i ofrojmë atij një pjesë të jetës sonë, të cilën kurrë nuk do mund ta plotësonim.





0 comments:

Post a Comment