1.3.14

Për të mbajtur në skuadër një nga lojtarët më të mirë të botës duhet të marrësh edhe vendime ndoshta jo normale.

Ky është rasti i Barcelonës që për të bindur Lionel Messin ta mbyllë karrierën në Katalonjë po harton një ofertë të padëgjuar më parë në botën e futbollit. Katër herë fituesi i Topit të Artë është vënë prej kohësh në shënjestrën e Paris Saint Germain, ndoshta edhe të Bayern Munich por klubi blaugrana bën hapin e radhës për t’u vënë përfundimisht kapak zërave për një largim të mundshëm të numrit 10.


Sipas burimeve të ndryshme nga gadishulli iberik, shoqëria planifikon një ofertë faraonike nga e cila Lionel Messi do të fitojë plot 25 milionë Euro në sezon. Nëse gjithçka zyrtarizohet gjatë javëve të ardhshme, atëherë argjentinasi do të bëhet futbollisti me pagën më të madhe në planet.
Vetë Messi ka ritheksuar disa herë se e shikon veten vetëm te Barcelona, por forma e dobët e treguar gjatë muajve të fundit ka shtuar zërat për mungesën e stimujve në kokën e sulmuesit. Nga kjo situatë ka përfituar presidenti i PSG, Al Khelaifi, i cili nuk e shikon aspak si pengesë faktin që klauzola e lojtarit është 250 milionë Euro.

Në anën tjetër qëndron Bayerni Munich ku Messi ka një fans të madh. Ai është as më pak dhe as më shumë se trajneri Pep Guyardiola, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për ish lojtarin e tij. Dy sinjale që kthehen në kambana alarmi për veshët e presidentit katalanas, Josep Mara Bartomeu, i cili kërkon t’u vendosë përfundimisht kapak zërave që e çojnë Messin në një tjetër qytet.

0 comments:

Post a Comment