30.3.14

Sytë e aderuesve të tenisit botërorë që ndryshe njihet si sporti i bardhë, janë të drejtuara nga ngjarja më e madhe e vitit. Dy tenistët më të mirë në ranglistat botërore,  takohen për herë të parë këtë vit në finalen e madhe të ATP Miami Masters.

Shiquar nga këndvështrimi matematik, kjo dita e sotme e tenisit botërorë identifikohet me numrin 4. Dy asat synojnë numirn 4, secili në mënyrën e tij!
Në fakt për spanjollin Nadal, finalja e  Miami Masters-it të sotëm ështrë finalja e katërt në të cilën synon kurorën e parë, pas tri finaleve të dështuara paraprakisht,  kurse për serbin Gjokoviq është tentative e radhës që të fitojë titullin e katërt ATP Miami Masters.
Ky është takim i pari i këtij viti kalendarik mes  tyre.  Mbase paraprakisht cdo gjë ishte e paradestinuar për një duel të tillë, mes numrit 1 dhe numrit 2 të tenisit botërorë.
Gjokoviq ka përfunduar shumë shpejt takimin e djeshëm gjysmëfinal kundër Kei Nishikorit, i cili nuk ishte në gjendje t’i bënte ballë për shkak të lëndimit, kurse Tomas Berdysh është tërhequr nga përballja me Nadalin për shkak të gastroenterisë. Kështu së paku ëshët thënë në raportin mjekësorë. 
Statistikat nuk e favorizojnë ndonjërin sepse të dy tenistët kanë përparsitë e tyre: Nadal udhëheq në takimet e drejtpërdrejta me 22 fitore kundrejt 17 disfatave, ndërkohë që Gjokoviq e ka demoluar spanjollin në dy ndeshjet e fundit finale të fundvitit kaluar: turneun e Pekinit dhe World Tour Finals, fitore këto që e bënë serbin bindshëm tenistin më të mirë në plasmanin e përgjithshëm të vitit kaluar.
Të përkujtojmë se Nadal asnjëherë nuk e ka fituar titullin Sony Open ndërsa Gjokoviq e kërkon për herë të katërt, pas fitoreve të viteve 2007, 2011 dhe 2012. Finalja e sontme që fillon në ora 20. 30 sipas kohës sonë lokale ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në opinionin. 
Poashtu, sot dashamirët e tenisit kanë një mundësi të jenë dëshmitarë të një finale tjetë me fillim në ora 17. 45, atë të WTA Usa Miami në konkurrencën e femrave, mes qifteve: Hingis, Lisicki – Makarona, Vesnina.
Xh.V.


0 comments:

Post a Comment