28.3.14

Cili ështe rekordi i radhës i Xherdan Shaqirit?
Xherdan Shaqiri duket të jetë i lindur për rekorde. Ai jo vetëm që është bërë shqiptari i parë që ka luajtur në një Kampionat Botërorë, por ishte i pari shqiptar që fitoi Champions League vitin e kaluar me Bayern Munich.

Shaqiri poashtu ishte i pari nga shqiptarët që ka fituar Kupën e Gjermanisë vitin e kaluar. Patjetër që ishte i pari që fitoi edhe titullin me skuadrën e tij në Bundesligën gjermane edicionin e kaluar. Në kampionatin e vitit të kaluar ai fitoi edhe Kupën e Botës në konkurrencën ekipore me Bayern Munich. Para disa ditësh u bë shqiptari i parë që për herë të dytë fitoi titullin e kampionit në Bundesligën gjermane me skuadrën e tij.
Këto rezultate duket se ishin të pamjaftueshme për gjilanasin me pasaport zvicrane, futbollistin Xherdan Shaqiri: ditë më parë ai ka thyer edhe një rekord të ri – bëhet futbollisti i parë shqiptar që arrin numrin shtatëshifror të ndjekësve në facebook, rrafsh 1 milion!

Ai ka shfrytëzuar rastin përmes një postimi në rrjetet sociale të falënderoj të gjithë ndjekësit e tij që e kanë ndihmuar të arrijë rekordin më të ri. Xh. V.

0 comments:

Post a Comment