27.3.14


Duke bërë teatër, mësohemi të shohim atë që është e dukshme por që nuk e shohim sepse nuk kemi shprehi për ta parë. Ajo që është përditshmëri mbetet e paparë për ne. Të bëhet teatër do të thotë të hidhet dritë në skenën e përditshmërisë sonë.

Kjo është pjesë e porosisë ndërkombëtare me rastin e 27 marsit, Ditës botërore të teatrit, të cilën këtë vit e ka shkruar regjisori i njohur brazilian i teatrit, shkrimtar dramturg dhe politikan, Augusto Boal.
"Kur shohim më më larg nga sipërfaqësorja, shohim tiranë dhe të tiranizuar në të gjitha shoqëritë, në bashkësitë etnike, tek gjinitë, klasat dhe kastet. Shohim një botë të padrejtë dhe të ashpër. Duhet të krijojmë një botë ndryshe, sepse e dimë se kjo është e mundur. Neve na është dhënë privilegji të krijojmë botë tjetër me duartë tona, në skenë dhe në jetë", thekson Boal.

27 Marsi është vendosur si Ditë Botërore e Teatrit në vitin 1962 dhe sot shënohet në qindra vende nga institute kombëtare të teatrit. Çdo vit një person i shquar nga teatri shkruan porosi ndërkombëtare në emër të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit, që UNESCO e ka formuar në vitin 1948. Ajo përkthehet në më shumë se 20 gjuhë dhe u lexohet spektatorëve para fillimit të shfaqeve në teatro në mbarë botën.


Shënimi i Ditës botërore të teatrit është inicuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit ndërkombëtar teatror - INT të UNESKO-s në qershor të vitit 1961, ndërsa që nga viti në vijim ai shënohet në datën 27 mars - datë kur është hapur sezona e "Teatrit të kombeve" në paris. Sot kjo shënohet në mënyra të ndryshme në pothuajse njëqind qendra të INT-së.

Ngjarjet që organizohen nëpër botë në Ditën botërore të teatrit janë përpjekje për t'u realizuar ato qëllime. Porosia ndërkombëtare përkthehet në më shumë se 20 gjuhë të botës dhe u lexohet shikuesve para shfaqjeve në teatrot nëpër botë. Zhan Kokto është autor i porosisë së parë ndërkombëtare në vitin 1962. 

0 comments:

Post a Comment