30.3.14

Nuk ishte vetëm ndeshja historike Kosovë – Haiti, ajo që prodhoi lajm në mediat e huaja. Agjenci të shumta ndërkombëtare të lajmeve kanë publiku lajmin për dy miqësoret e radhës së përfaqësueses së Kosovës. 

 Ndonëse zyrtarët e FFK-së akoma nuk e kanë zyrtarizuar “marrëveshjen” me kundershtarin e trete, ata në një mënyrë janë deklaruar jozyrtarisht se “kundërshtari i radhës është “një përfaqësuese më e fortë se Haiti dhe nuk merr pjesë në Kampionat botërorë”.  
Ndonese kjo asgjë konkrete nuk do të thotë sa përket kundërshtarit të radhës, agjencitë e huaja të lajmeve janë nxituar të publikojnë ‘sensacionin’:

Pavarsisht këtij fakti, kurreshtarët që do të donin me ngulm të mësonin për kundërshtarin e radhës, nëse jo saktësisht, atëherë përafërsisht, lehtë do të mund të frekuentonin “Rang-listën” e kombëtareve që do të mund të ishin kundërshtarë potenciale. Nga konstatimi se Haiti është i ranguar në pozitën 79-të, dhe nëse do të evitoheshin 32 kombëtare pjesëmarrëse në Kampionat Botërorë, i bie që në këtë listë, sipas opinioneve jozyrtare të FFK-së, kundërshtare potenciale të Përfaqësueses Kosovës do të mund të identifikoheshin 37 reprezentacione. Kur kësaj shifre do t’i largonim edhe disa kombëtare, si psh, Serbia, Rumani etj, me të cilat potencialisht nuk mendohet se mund të dakordoheshin për një ndeshje miqësore, pos (ar)”miqësore”, atëherë në dispozicion do të ngeleshin rreth 30 përfaqësuese, në mesin e të cilave edhe Senegali i përfolur, i ranguar në pozitën 78-të  të FIFA-s,në muajin mars, vetëm një pozitë më lart se Haiti.


Titulli që më së shumti ka rënë në sy tek agjencitë e huaja mediale. ishte “Plus dy miqësore për Kosovën”, titull ky i prestigjiozes franceze “Le Figaro”; ndërsa “Associated Press” ka shkruajtur : “Turqia e Senegali kundërshtarët e radhës”. Në Turqi, mediat sërish kanë bërë lajm kryesor miqësoren e Kosovës me përfaqësuesesn e tyre, ndërsa lajmi nuk i ka ikur as fokusit të mediave serbe. Ndërsa, atëherë kur pothuajse mbare bota "e di" kundërshtartin e radhës, opinioni futbolldashës në Kosovë e di vetëm jozyrtarisht "top – secret”-in se me kë do të takohet përfaqësuesja. Xh.V.

0 comments:

Post a Comment