30.3.14

Henri Longfellow

Shpesh kujtoj një qytet të bukur,
Që ndodhet te bregu në det
Shpesh atje në ëndrra përkundur,
Në rrugët e dashura në qytet
Më kujtohet rinia dhe gëzimet e saj,
Një këngë e Leplendit kënduar me zjarr.
Ajo më thotë prapë, përherë:
"Dëshira e fëminisë, ikën si erë,
Kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Hijet e pemëve para syve më rrinë
Duket sikur ngado vezullojnë
Dallgët dëgjoj, në detin - oshëtimë,
Ishujt Hesperajde që më thonë
Për ëndrrat e bukura që ndrijnë si ar.
Ajo këngë e vjetër më djeg si zjarr.
Ajo drithma më fut kudo, përherë:
"Dëshira e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj sorkadhe dhe zogj të harbuar,
Dallgë deti që sjellin gëzim.
Detarë spanjollë mustaqembuluar,
Bukurinë e anijes që është në lundrim.
Magjinë e detit me ngjyra si ar,
Magjinë e këngës plot afsh e zjarr
Atë këngë e kujtoj përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
I kujtoj dallgët që sulen në det,
Fortesën mbi kodër që rri mënjanë.
Krisma gimi që rrahin në breg,
Që mbushin hapësirën në çdo anë.
Mbrëmjet e bukura me ngjyra si ar,
Melodinë e këngës kur merrte zjarr
Ajo dhe tashmë më rrënqeth përherë: 
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj gjithmonë betejat ditë e natë,
Gjëmime lufte si dallgë - tërmet.
Kapitenë të vdekur, luftëtarë pa jetë. 
Në varret që shohin vetëm det.
Tashmë valë ka në çdo an'
Dhe ajo këngë vajtimi thënë me zjarr
Me drithma më thotë përherë:
""Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Era rreh mbi kupola gjethesh të blerta,
Hije të zymta ka në Pyllin e Drerëve
Miqësi të lashta dhe dashuri të vjetra,
Një këngë sabati që shkon drejt qiejve.
Që këndohej me mall në ato an'
Më kujton vargje me push dhe me zjarr.
Melodia e tyre më ndjek përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj shkëlqime dhe trishtime që vijnë,
Në mendimet e fëmijëve tanë në shkollë
Heshtjen dhe këngët që në zemër rrinë
Dhe profecitë që mbushin shpirtin tonë
Ato janë kujtime që shtrihen pa cak
Që ajo këngë m'i sjell prapë me zjarr.
Ajo këngë që të shqetëson përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".

Për shumë gjëra nuk mund të flas,
Shumë ëndrra mbetën pa jetë..
Shumë mendime zemrën e bëjnë të plasë
Dhe fytyra merr ngjyrë të zbehtë.
Para syve mjegull ka në çdo an'
Dhe fjalët fatale të asaj kënge zjarr
Shpirtin ma zgjojnë për herë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Tashmë vetëm hije që ngjallin habi,
Shoh në qytetin tim të vjetër
Po në ajër ka shumë dashuri,
Dhe hijet e tij më futen në çdo zemër.
Drurë të dashur shoh në çdo an'
Duket se këndojnë atë këngë zjarr.
Dhe zemrës i pëshpërit përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Pylli i Drerëve ka shumë hijeshi,
Po gëzimi atje si dhimbje të ngjan
Zemra ime në ato vende rri,
Mes ëndrrash dhe endjesh që nuk janë!
Rininë e humbur gjej në ato an'
Dhe kënga e bukur me magji dhe zjarr
Mes degësh dhe fletësh përsërit përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".


0 comments:

Post a Comment