7.5.14

Ndonëse teoritikisht nuk i ka humbur të gjitha gjasat, barazimi në udhëtim 1 : 1 ndaj Valadolid pothuajse ia ka shuar të gjitha shpresat për titull Cristiano Ronmaldos dhe mbretërve madrilenë.  

Anipse ka udhëhequr nga pjesa e parë, gjegjësisht minuta e 35-të e ndeshjes me golin e Sergio Ramos, por Real Madrid nuk ia ka dalë të mbahet duke pësuar pak para fundit të ndeshjes, gjegjësisht në minutën 85-të, (shënues për Valadolid Humberto Osorio), për t’u kthyer në shtëpi me një pikë të fituar që nuk ka pothuajse asnjë vlerë, tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje, gjegjësisht dy javë  për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit.
Real Madrid tani ka 84 pikë dhe është në pozitën e tretë pas Barcelonës me 85 në pozitën e dytë dhe Atletiko Madrid-it me 88 që kryeson tabelën.

Pavarsisht nga ndeshjet tjera, Realit mbase nuk do t’i ndihmojnë as dy fitore radhazi në ndeshjet e mbetura të kampioantit për të shpresuar për titull, madje edhe atë vetëm në aspektin teorik, ngase një mrekulli e tillë nënkupton humbje ose barazim të dy rivalëve të drejtpërdrejtë (Atletiko –s dhe Barcelona-s), javën e ardhshme me kusht që edhe javën e fundit asnjëra nga to të mos shënoj fitore, pra të ndajnë pikët në ndeshjen mes tyreqë Real Madrid të fitoj tiullin. Por një gjë e tillë në futboll është aq e pamundur saqë do të ishte asgjë më pak se një mrekulli natyrore po të ndodhte. Pas këtij barazimi të Realit, aktualisht duket që titullin e kampionit këtë edicion në La Liga do të përcaktoj ndeshja e fundit e drejtpërdrejt mes Barcelones dhe Atletiko Madrid-it.Xh.V

0 comments:

Post a Comment